• |
ide | kryesore

Të baraslarguarit që legjitimojnë regjimin e Ramës

-Instant, 1, Ide
lubonja



Kam qenë një ish i barazlarguar antisistem që, në vitin 2015, ka votuar për grupimin rreth Gjergj Bojaxhiut dhe në vitin 2017 për “Librën” e Ben Blushin, me idenë se tre partitë kryesore kishin krijuar një sistem të korrupsionit oligarkik që duhej sfiduar nga parti të reja. Këtë fakt ma kujton sot një pjesë të barazlarguarisht të cilët më kërkojnë një mbështetje që s’mund t’ua jap pasi kam ndryshuar mendim. Ky shkrim është në vazhdën e shpjegimeve që kam dhënë privatisht dhe publikisht për shkakun pse kam ndryshuar mendim.

Përgjigja është shumë e thjeshtë: sepse ka ndryshuar sistemi, çka do të thotë se tjetër gjë është të ishe antisistem deri në vitet 2015 – 2017 dhe tjetër gjë është të jesh sot antisistem. Le ta shtjelloj çfarë kuptoj me këtë.

Në vitet që përkojnë me mandatin e parë të Ramës, kur ai qeveriste së bashku me Ilir Metën, zhgënjimi me partitë e sistemit e mbylli shpejt ciklin e tij të plotë. Edhe për shumicën e atyre që ushqenin iluzionin se Rama do ta godiste sistemin u bë e qartë se ai po e kalëronte atë, siç bëri Berisha më 2005 pasi kishte dhënë të njëjtat premtime. Jemi në kohën e fillimit të ikjes së dytë masive të shqiptarëve, që përkon edhe me kohën – midis zgjedhjeve lokale të vitit 2015 dhe atyre të përgjithshme të vitit 2017 – kur një numri jo të vogël njerëzish, ndër të cilët kam qenë pjesë aktive edhe vetë, iu duk se kishte ardhur momenti i krijimit të partive të reja, që do të tërhiqnin zonën gri të të zhgënjyerve drejt marrjes së pushtetit. Por jemi edhe në kohën kur Rama fillon projektin që do të shfaqet hapur në zgjedhjet e vitit 2017 kur hedh parrullën se e keqja buron nga të tjerët, që i quan “parti të tepsisë”, dhe kërkon të gjithë pushtetin në duart e veta. Rezultati i zgjedhjeve të vitit 2017 bëri të qartë edhe për më optimistët e të barazlarguarve antisitem se kryepartia e sistemit dhe aleatët e saj, oligarkë si Doshi apo Rakipi, fituan jo vetëm kundër opozitës së sistemit, por edhe kundër të barazlarguarve antisistem.

Teza ime, që shpjegon pse kam ndryshuar mendim, është se që prej asaj kohe hyjmë në një fazë të re të sistemit që ndryshon në mënyrë cilësore karakterin e tij duke e shndërruar në regjim. Personalisht këtë fazë e kam quajtur shpesh “putinizëm”, “parti shtet”, “Tirani të maxhorancës”duke patur parasysh një sistem ku maxhoranca, ndryshe nga ç’ka ndodhur deri në 2013, megjithë konsumimin nga pushteti vjen duke u forcuar, kurse opozita vjen duke u dobësuar pa arritur dot më të kryejnë rotacion. Duke iu referuar një shkrimi të Yuval Hararit të datës 9 mars 2023 me titull: “Ajo që po bën qeveria izraelite nuk është një reformë në drejtësi por një grusht shteti” do ta quaja sistemin ku jemi edhe një grusht shteti të kryer nga lart.

Harari, nisur nga projekti i Netanyahut për të kryer një reformë në drejtësi, që do t’i japë atij undësinë e kontrollit mbi të, thotë se ka dy forma grushtesh shteti: ata që nisin “nga poshtë” kur psh. gjeneralë të etur për pushtet sulmojnë selitë e shtetit me tanke dhe rrëzojnë pushtetarët e radhës; si dhe ata që nisin “nga lart” kur qeveritë e ardhura në pushtet në mënyrë të ligjshme, fillojnë e përdorin pushtetin për të sigur përjetësinë e pushtetit.

Është ky lloj grusht shteti nga lart, që, ndryshe nga të parët nuk kryhet në pak ditë dhe me dhunë, por gradualish dhe në mënyrë paqësore, që ka projektuar Rama dhe që po e çon drejt realizimit të plotë. Këtë e ka kryer dhe po vazhdon ta kryejë jo vetëm nëpërmjet kapjes të aktorëve më të rëndësishëm të ekonomisë (ku duhet përfshirë edhe krimi i organizuar), të mediave, të shoqërisë civile, por edhe nëpërmjet disa reformave ligjore si ajo në drejtësi, ajo administrative, ajo zgjedhore, – për të përmendur vetëm ato më kryesoret. Në këtë proces ndryshimi ligjesh, medemek në emër të së mirës së popullit, që kemi parë t’a kryejnë edhe lider autoritarë si Putini, Erdogani, Orbani apo Kazinski, veçanërisht kur flitet për reformën në drejtësi, duhet përmendur edhe kapja dhe përdorimi i ndërkombëtarëve nga Rama. Madje kjo duhet theksuar në mënyrë të veçantë pasi ata kanë shërbyer si legjitimues edhe si financues të këtij grushti shteti me aktorë kryesorë më herët ambasadorin amerikan Donald Lu dhe atë të BE-së Romana Vllahutin dhe më pas me ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe atë të BE Soreca.

Si rezultat i këtij grushti gradual shteti sot nuk jemi më në sistemin që kemi pasur deri në vitin 2015 – 2017 por në një regjim, që ka instaluar një lloj gjendjeje të jashtëzakonshme, që sipas Ramës duhet të zgjasë derisa ai të pastrojë përfundimisht të keqen – retorikë tipike kjo e diktaturave ku pastrimi i së keqes identifikohet me eliminimin e kundërshtarëve politikë dhe gjendja e jashtëzakondëshme jo vetëm nuk mbaron kurrë, por sa vjen e rëndohet. Për rrezikun e kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme ka paralajmëruar edhe Komisioni i Venecies kur kritikonte reformën tonë në drejtësi, duke u shprehur për vetingun se “një zgjidhje e tillë radikale do të ishte e pavend në kushte normale” dhe se “si çdo masë e jashtëzakonshme, (ajo) krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga forca politike që kontrollon procesin”. (shih për këtë edhe shkrimin tim të janarit 2016 “Draft – kushtetuta e një grushti shteti” (http://perpjekja.blogspot.com/2016/01/draft-kushtetuta-e-nje-grushti-shteti.html))

Shkurt, situata e krijuar që kur ka nisur ky grusht gradual shteti nuk është më ajo e vitve 2015-2017, kur e mendonim rotacionin si diçka të garantuar dhe synonim që ky të sillte në pushtet forca të reja. Sot jemi në një regjim që po punon në mënyrë gjithnjë e më agresive për eliminimin e kundërshtarëve sa duke ndryshuar ligje aq dhe duke shkelur i pacënuar nga drejtësia që ka kapur ligjet që kanë mbetur ende pa ndryshuar. Prandaj të jesh antiregjim sot nuk është e njëjta gjë me të qënit antisistem dje.

Se çdo të thotë të jesh antiregjim sot mjaft të shohësh se çfarë ndodhi këto ditë në Izrael ku, për të mbrojtur demokracinë e kërcënuar nga reforma në drejtësi e Netanyahut, u bashkuan kundër tij jo vetëm krejt opozita, por edhe shoqëria civile edhe presidenti i vendit Isaac Herzog deri dhe ministra të qeverisë si ai i mbrojtjes Yoav Gallant dhe ku, më në fund, u shpall edhe një grevë e përgjithshme që e detyroi Netanyahun ta ngrijë reformën në drejtësi.

Ndërkaq tek ne, po të ndjekësh diskursin e të barazlarguarve antisistem, do të dallosh se shumica e tyre, me vetëdije apo pa vetëdije, e injorojnë këtë grusht shteti gradual që ka ndodhur dhe vazhdojnë të pretendojnë se jetojmë në të njëjtin sistem si të para vitit 2013. Po të vesh re këta nuk e përdorin fjalën regjim. Sipas tyre rotacioni në Shqipëri nuk ndodhi pas 8 vjetësh, siç kishte ndodhur më parë, jo sepse Edi Rama ndryshoi pabesisht ligjin elektoral duke eliminuar koalicionet, as sepse, duke shkelur i pacënuar nga drejtësia ligjin, kishte ngritur një sistem të tërë patronazhistësh, që është ende në veprim, (rreth 900 000 vetë) për të gjuajtur votues, as sepse, gjithë duke shkelur i pacënuar ligjin kishte shpërndarë tendera e dëmshpërblime tërmeti në kohë fushate, as sepse kishte vënë në veprim për shantazhim dhe blerje votash bandat e krimit të organizuar të mbrojtur nga prokurorët dhe policët e shtetit, por sepse opozita, duke qenë pjesë e sistemit nuk i frymëzon njerëzit për ta përmbysur atë me votë.

Kur flas për të barazlarguarit kam parasysh disa kategori syresh kufiri midis të cilëve nuk mund të ndahet prerazi. Kam parasysh të barazlarguarit e rremë: ata që e kanë kthyer këtë në një biznes personal e shfaqen në prag të zgjedhjeve për t’i hequr vota opozitës së sistemit, dhe që pastaj zhduken për t’u rikthyer në prag të zgjedhjeve të tjera; kam parasysh ata që e bëjnë sepse besojnë vërtet se jemi në vitin 2015 nga mungesa e instiktit politik apo pse u është errësuar ky nga ambiciet për protagonizëm; të tjerë që besojnë edhe pas skandalit Mac Gonical se ndërkombëtarët nuk do ta lejojnë ndërtimin e një diktature në Shqipëri. Ka edhe një kategori të barazlarguarish që e përdorin fjalën regjim, dhe janë kundër tij, por që nuk kërkojnë bashkimin e të gjitha forcave që janë në opozitë për të ndalur të keqen, pasi urojnë rritjen e saj deri në atë pikë saqë regjimi të rrëzohet nëpërmjet një dhume ndëshkuese popullore. Ndër të barazlarguarit duhen futur edhe më të këqijtë e të këqijve: indiferentët, për të cilët Ajnshtajni thotë: “Bota është një vend i rrezikshëm, jo për shkak të atyre që bëjnë vepra të liga, por të atyre që rrinë e shikojnë dhe nuk bëjnë asgjë.”

Në fakt, të gjithë këta së bashku, aktivisht apo pasivish, po punojnë bash për të kundërtën e atij bashkimi që na tregoi shoqëria izraelite kur ndjeu se po i kërcënohet gjëja themelore mbi të cilën qëndrojnë të gjithë: demokracia. Pa mënjanuar edhe rolin e opozitës së sistemit në këtë që po ndodh, do të thoja se, me vetëçdije apo pa vetëdije të barazlarguarit po punojnë për shkatërrimin e çdo bashkimi nëpërmjet ç’orientimit, ndarjes, përçarjes të njerëzve në sa më shumë pjesë. E gjitha kjo shkon në favor të parimit përça dhe sundo që përdor Rama për të çuar përpara grushtin e tij të shtetit deri në eliminimin e plotë të kundërshtarëve përfshirë edhe të barazlargurit që duket e kanë harruar (apo nuk e kanë mësuar kurrë) atë thënien e priftit gjerman Marin Niemöller: “Në fillim morën romët dhe unë u kënaqa sepse ata ishin hajdutë. Pastaj morën ebrejtë dhe unë nuk fola sepse më dukeshin antipatikë. Pastaj morën homoseksualët, dhe u çlirova, sepse më bezdisnin. Pastaj komunistët dhe unë nuk thashë gjë se nuk isha komunist. Një ditë erdhën e më morën mua dhe nuk kishte mbetur më kush të protestonte.”



47 Comments

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      lubonja pothuajse gjithmonë në analizat e tij është i pasaktë, ose pjesërisht i saktë.

      Lubonja nuk mbështetet në realitetin shqiptar, por në dëshirat, idetë apo rastet analoge diku tjetër por jo në Shqipëri.

      Mjafton të përmendësh faktin se paska votuar gjergj bojaxhiun, për të kuptuar largpamësinë e tij, pra kur gabon në zgjedhje natyrisht edhe analizat janë të gabuara.

      Kjo analizë është reflektim mbi situatën në shqipëri, por nuk i shpëton paraleles me Izraelin.

      1. Për të bërë një analizë të saktë sipas mendimit tim duhet filluar kështu:

        1- Çfarë ka ndodhur?
        2-Pse ka ndodhur?
        3-Kush janë ato elementë që kanë të bërë të mundur të ndodhë kjo apo ajo gjë?

        4 Cila është përgjegjësia dhe detyrimi im ?

        5-Jep zgjidhjen sipas asaj që ti mendon

  1. Toso e bere dhe ti ciklin e hajdarve. Me malokun me ramen prap me malokun. Dil ne pension vllai se ke pjerdh. Gerxho e qorra si ty e mbajn kte vend ne vëndnumero. Klluf rob

      1. ti i ktheve,, kshu qe ia vlen, ndosha do qe te tregosh qe eshte idiotizuar nga ridhjerja si shume te tjere qe u duket vetja se jetojne ne nje vend deri diku normal, ne fakt ky vend nuk eshte aspak normal per sa kohe individi nuk arrin dot te ushtroje te drejtat me bazike qe jane edhe ne kushtetute te garantuara! psh te votoje i lire i pacenuar, kercenuar, mikluar, joshur , dhunuar, abuzuar apo vjedhur etj, nje e drejte tjeter e individit eshte te jetoje me dinjitet, dhe dinjitetin ta neperkemb shteti cdo dite qofte drejtperdrejt qofte terthorazi kur i abuzon me te tjeret , kur i dhunon te tjeret kur nuk i respketon te drejtat te tjereve dhe shembuj ke plot. te drejtetn per te garuar , kur cdo fushe e jetes, ekonomi, shkollim, etj nuk garon dot sepse dikush tjeter e ka marre tnederin, e ka fituar shkollen pa mund, e ka hpaur biznesin pa qene i licensuar, e ka zene vendin e punes pa e merituar,

        tani sdu me u zgjat se ka shume shembuj, por e verteta eshte qe rama me ridhjerjen mori shtet me probleme te pranueshme per nej shqoqeri meprobleme, ne 2013 dhe e beri ciflik personal qe po zbon te gjithe , dhe ka ne plan te mbaje 2 3 banda te medha se ui duhen per leke te pista, 2 3 biznese te medha se i duhen per te mbaj ne funksion disa sherbime , 2 3 institucione s qe i duhen si kamzhik ndaj atyre qe nuk do i binden , do i duhen skllever qe do jene ne pune ose tek bandat tek bizneset ose tek instituconet , dhe ca mbeten qe do jene rezerve , ky model eshte modeli me karaktine qe ekziston dhe prishet shume lehtesisht por prishja do sjelle ekuilibra te rinj

        pyetja eshte kur do e kuptojne keta fugshqyerit e rames qe jane te vdekur te pakallur dhe jeta e tyre svlen nje lek per ramen. kur do u hapen syte nga debilizimi qe u eshte shplare truri , edhe pse u duket vetja te shkathet qe eshte perseri pjese e shplarjes,

        doktori eshte zemermadh, do kete menduar edhe per keta te verbuar nga veset e rames

    1. Somrati i madh thoshte dikur: Njerzit e medhenj diskutojne idetë, njerzit e mesem merren me ngjarje, ndersa njerzit e vegjel merren me njerzit.
      Realisht çuditem me njerzit qe edhe sot e kesaj dite jane kaq tifoze politike dhe nuk ndergjegjesohen per te ardhmen e tyre.
      Sa per shkrimin, si gjithmone, Lubonja perfaqeson ndergjegjen e munguar qytetare te shqiperise.

    2. I ati i Tironsit, nga tragjasi, ka qënë kryeprokuror në Durrës. Ndroje pseudonimin që mos të ti presin 400 mijë ĺekët.

    3. Edhe “tirons” edhe rrotkari, vallaj nuk i ben nder tironsve. Eshte kthyer Tirona ne Guayakil o “tirons” kari nen drejtimin e kapo kartelit Ramazan Rama qe punon part time dhe Kryeminister i Shqiperise.

  2. Dmth te votosh per nje te ri si arlind qori qenka gabim e baraslargim kurse te votosh per nje kusar si likja apo nje buce si mona qenka rruga e duhur? Ik mer baxhell burr te shkerdhefsha syzet dhe racen tende prej pederastash

    1. Lexo ate qe shkruhet aty o analfabet funksional. Ali po thote qe duhet te ishin bashkuar te gjithe per te mundur Ramen. Ky regjim nuk mundet as me parrullat e Arlindit.

      1. Aty te qendroje Rama derisa ta kuptojne mire qe Shqiptareve ju ka ardhur ne maje te hundes duke mbeshtetur nje bande per te rrezuar tjetren. Aty te rrije Rama.

  3. Kjo ideja e Lubonjes, banda ketej, banda andej, te mbeshtesim kete bande, te humbin ajo bande, te fitoje banda tjeter and hopla cikli vazhdon prape heren tjeter. Mund te mos jemi te zote te shpetojme kurre, por te pakten, personalisht, nuk do mbeshtes asnje bande. Kjo perfshin Sali Berishen (qe se kam votuar kurre, pervec ne fillimet e 1990s), Edi Ramen (kurre se kam votuar) apo Ilir Meten (normal qe se kam votuar kurre).

    Votova Libren kur doli. Qe atehere s’kam votuar me. Ca ketu te Lapsi me therrasin Rilindas, kurse te Tema jam Berishist :).

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Po ku jeton ti o kar?!!!, nqs nuk voton e na hiqesh si i pamëkatë, pse ha mut kot e fliqesh me ne mëkatarrët, që kemi votuar Berishën, Nanon, Ramën e Metën?!!!!!

      1. Unë shkruaj per qejf tim ore kokërr ari. Demokrat që s’do të lëni askënd të flasë jeni ju të Berishës.

        1. shko or fol tek doktori, doktori ka fol me gaz bardhin qe ehste kokrra e bythqirit jo me me ty qe je vetem kar

          1. Gaz Bardhi është legjendë o shoku, po ku di gjë ti. E ke kokën aq thellë në sumën e Berishës, ke 30 vite që s’ke parë diellin ore lumëmadhë haha.

  4. Fatosi rrotull rrotull katundit salih ka 10 vjet qe rrotullohet po me te njejtet fjale e fjalite i fut dhe disa thenje te kokave te medha te botes dhe shpellkaret i puthin loqet fatosit te partise komuniste demokratike te shqiperise qe e udheheq komunisti i fundit ne lindje salih karaxhic berisha,pse fatosin nuk e shqeteson ku i gjen dyshja salih metaj ku i gjejne financimet per te mbajtur gjalle nje grupim te salihut non grata

  5. E vetmja mundesi e shpetimit te Shqiperise nga ky regjim qe eshte me i keq dhe me i rrezikshem se

    cdo pushtues qe ka shkelur ndonjehere Shqiperine, eshte bashkimi pa dallim feje, krahine, ideje, partie

    apo bindje politike. Kurre gjate ekzistences se saje Shqiperia nuk ka qene kaq e rrezikuar, kaq pa

    shprese, kaq afer humneres sesa sot. Detyra e cdo njeriu qe i thote vetes shqiptar eshte te kontribuoje

    te largoje kete regjim sa nuk eshte vone. Edhe socialistet duhet ti therrasin ndergjegjes patriotike,

    mos te behen njesh dhe paterica e regjimit sepse heret apo vone radha do u vije edhe atyre, por do

    te jete teper vone. Zeri i Lubonjes eshte zeri i ndergjegjes kombetare, qe pavaresisht perkatesive politike

    duhetta kene te gjithe. Te gjithe kemi nje nene te madhe qe eshte Shqiperia, dhunimi i saje eshte

    dhunimi i te gjitheve ne, por edhe detyra e te gjitheve ne eshte ti dalim zot, mos ta leme Shqiperine

    te “rrezuar perdhe” sic thoshte Vaso Pasha.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Jam dakord me idenë tënde, por nuk shpresoj te patriotizmi i shqiptarëve, asnjëherë në histori Shqipëria nuk ka pasur patriotë, vetëm interesaxhinj.

      Pra shpresoj se interesi i shqiptarëve pa dallim, është të shporrin edvin halenë.

    2. Mund te kete te drejte deri kur e percakton regjim dhe permend ku mbeshtete, te krimi, vjedhja, dhuna dhe suporti nderkombetar kryesisht amerikano-sorosian.
      E megjitheate, si nje pjelle e globalisteve neo liberale, mendon se me akrobacira votash, i barazlarguar, i larguar, i afruar etj mund ta rrezojme rregjimin. Sjell edhe ca thenie te figurave te medha per te na mbushur mendjen se e ka studiuar ne thellesi problemin dhe sugjeron edhe sgjidhjen si strateg.
      Tani, nga keto studimet e hulumtimet e tija historiko-filizofike, ku ka pare ai qe rregjimet mund te rrezohen me rruge demokratike, paqesore?
      Regjimet rezohen vetem me dhune. Historia e te gjithe vendeve te botes permend revolucionet, permbysjet, luften per liri e te drejta. Nuk kam lexuar ndonje histori te asnje vendi ku te permenden zgjedhje e zgjidhje me buqeta lulesh qe kane sjelle mposhjen e rregjimeve e fitimin e te drejtave e lirive per masat.
      Te ka mbetur ora Fatos.

      1. A lexon ti o zoteri??? Apo c´te duhet? Puna eshte te shajme Lubonjen.

        Ai pikerisht ate po thote, qe nuk eshte i baraslarguar.

  6. ka personazhe si Fatos Lubonja që japin idenë se lineimi i tyre me foltoren pra me Berishën e Metën ka ndodhur pasi e shohin si të vetmen mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga Putinizmi që sipas tij vjen nga SHBA. Një tragjikomedi tallava që nuk ka logjikë e sens ku të mbështetet.Xixa kete rradhe ka folur si adil carcani kur ishte partizan

    1. Sa shume iu djegin fjalet e Lubonjes. Vetem ofendime dhe akuza pa argumente, kundrejt logjikes se mendimit te tij.

  7. TE BESH BIOGRAFI TE BABAIT TEND O I PA EMER I ORES 21, 37, NE MENYREN KODOSHIANE TE ORIGJINES QE PERSHKRUAN, ESHT E KOTE QE MERREM ME MULLI ERE QELBESIRASH, QE SOT JETOJNE E USHTROJNE TRASHEGIMERINE E BABALLAREVE TE TYRE KODOSHE, POR VETEM ME NJE NDRYSHIM, KUCEDRAT E KUQE KANE VESHUR E MASKUAR ME KOSTUMIN AMERIKAN. KETA KODOSHE QE PA BOSHT NE JETEN E TYRE SI QELLIM KANE PATUR DEGJENERIMIN E SHTETEVE DEMOKRATIKE PERENDIMORE. KEA ZABRAHANE TE GJERIZIT RILINDAS, SHERBETORE TE SE KEQES SE POPULLIT PROPAGANDOJNE SOT PER QEVERINE E PUSHTETIN ME OBSKURANTIST NE EUROPE E NDOFTA NE BOTE. QORRA, MIOPE TE PA NDREQSHEM TE NDERGJEGJES DEMOKRATIKE E KOMBETARE, SE TE TILLE JANE. LEHES E MBROJTES TE KRIMEVE, BANDAVE, DROGES, VJEDHJES, MASHTRIMIT.ANDAJ KUSHDO QOFTE QE LUFTON KETE BANDE PUSHTUESE KUQALESH, ESHTE I MIRE PRITUR QE TA PERMBYSI. SA MA SHPEJT, QE TE FITOJME ATE QE KEMI HUMBUR. ANDAJ SOT JAM ME LUBONJEN, PAVARESISHT ME DISA MENDIM VREJTJE NDAJ TIJ.

  8. gjithë fushata do bëhet me logo të PD dhe Meta e Monika do ta pranojnë.

    Pastaj ne një ditë e kemi logon e tyre, vetëm kur të votohet.

    -Kemi disa probleme, tha Muli.

    Problemi i parë është se ata mund të ankohen në KQZ dhe na e heqin logon e PD.

    Por edhe më e keqja akoma është se njerëzit do mësohen me logon e PD dhe do shkojnë të votojnë logon e PD dhe do na marrin votat qyl këta të vulës.

  9. – sepse Sali Berisha ka vite që hallet e tij i ka ndarë me Ilir Metën në pushtet dhe opozitë.

    – sepse Sali Berisha ka “qit pushkë” në 21 Janar për Ilir Metën dhe ka vrarë në bulevard për atë që e ka projektuar si pasardhësin e tij.

    – sepse Sali Berisha e ka shpëtuar nga burgu me vendim të Gjykatës Lartë Ilir Metën për video përgjimin e Dritan Priftit.

    – sepse Sali Berisha po e josh me 50% të listave një mini-partiçkë që ka 3 deputet të Ilir Metës vetëm që ai të ndjehet mirë.

    – sepse Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë biznese të përbashkëta dhe kanë investuar para politikisht në këtë projekt.

  10. LEXONI, LEXONI KETO KOMENTUESIT LAROSHE, KODOSHE,DROGMENE TE SISTEMIT QE MBROJNE NEN ZULLUMET QE KANE BRENDA TYRE. U BIE ERA KERRME KUQALESH QE E MBULOJNE ME PROBAGANDEN E KOMITETIT TE PARTISE SE TRASHEGIMTAREVE, PRAPA BANKES, POR ZYRAT E SHPIFJES E ZULLUMAHISE I KANE NE BODRUMET E SELIVE QE JANE PUNESUAR. JANE AQE TE FELLIQUR, SA DHE GJERIZI QE KANE DALE NUK PO I MBA ME, I KA HEDHUR NE TEREN. TE LEHIN, TE VJELLIN, TE SHPIFIN, TE MASHTROJNE, TE BLEJNE E TE SPIUNOJNE. PATRONAZHISTE SPIUNA TE SHITUR PA DINJITET, SE NE SE DO KISHIT NDO PAK DO KISHIT REFLEKTUAR NE TE GJITHE KETE POSHTERSI ZULLUMNAJE TE PUSHTETIT NARKO HAJDUT. QOFSHI JU QE INI , O KODOSHE E KENI ME MERITE NOFKEN.

  11. Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e… Flamur Nokës,eshikoni komunistin salih o shpellkare sa eshte paguar ky dajti kete rradhe,une besoj me shume se hysni milloshi ne 2011.o Xixa ti mos i beso nje kopil i dobicit salih e ka mendjen vetem si tja lepije bythen metaj ilir sepse me salihun ka mbaruar lepirjen e bythes,urime xixa per leoirjen e re qe quhet spiuni ilir metaj,kopili te kopilido shkoj.

  12. Çfarë tha mbrëmë Këlliçi? Ai theksoi se është i djathtë, madje gati sa s’tha se është gjenetikisht i djathtë, i djathtë në gen, i lindur djathist, por premtimet që u bën qytetarëve të Tiranës janë ekstremisht të majta, të majta deri në utopi. Shumë projekte të tij për përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të kryeqyqetit do të realizohen falas, pa shpenzime, do të jenë dhuratë prej tij, ose rezultat i aftësive menaxhuese të tij.

  13. “Disa miq nuk i njoh më, janë klonuar si Berisha” – Roland Bejko: Dua që Enveri i sotëm të ikë në shtëpi, unë s’i kam përlyer duart

  14. “Ekspertët thanë se ndonëse këto dy blogje me ndikim nuk ndjekin gjithmonë standardet etike në satitën e tyre, që të dyja shërbejnë në një rol për interes publik duke mbajtur njerëzit në pushtet llogaridhënës,” shënohet në njoftim.

    Pra me pak fjalë, këto dy faqe, mund të sulmojnë e të bullizojnë këdo, mund të vendosin gjoba, por ne duhet të heshtim, se paska interes publik mbrojtja e tyre.

    Po ata që sulmohen nga këto faqe, kush i mbron?

  15. DOKUMENTI/ Kandidati me tre emra i Berishës e pranon: Kam qenë falsifikator, jam kapur e dënuar në Selanik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *