• |
ide | kryesore

Lubonja: Çfarë nuk shkon me sjelljen e Ramës para zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
arbitrin lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka folur në lidhje me betejën elektorale të zgjedhjeve të 14 majit, teksa ka deklaruar se siguria e kryeministrit para tyre është e pakuptueshme. Ai ka arsyetuar se nëse ai është kaq i sigurt, si ka mundësi që po u jep bonuse pensionistëve dhe po ndërton rrugë të reja, gjë që sipas tij është paradoksale.

“Siguria e Ramës nuk kuptohet. Pse paska nevojë ai të fillojë të shkelë ligjin me pensionistët e duke shtruar rrugë nëse është kaq i sigurt. Ka një paradoks këtu. Ai kërkon të sigurohet në mënyrë sa më të fortë duke përdorur të gjithë këto mjete, fitorja vjen nga këto.

Në regjimet putiniste sa më shumë të rrish në pushtet, më shumë forcohesh. Ja kanë futur me ndërtime prapë. Pyetja është se kush është ky popull që të voton prapë edhe kur ndërton dhe ia fut pallatet në shtëpi.

Siguria e Ramës është te krimi i organizuar që pastron paratë, ligjet që ka bërë, etj. Siguria e Berishës është se ka nevojë të krijojë një lloj entuziazmi dhe të ngrejë elektoratin” – tha Lubonja në një prononcim për emisionin “Open” në News 24. /LAPSI.al



5 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Siguria e ramës është te mungesa e dinjitetit dhe standarteve morale, në rradhë të parë të gjasme VIP-ave, gazetarëve dhe analistëve e opinionistëve, e pastaj deri te niveli më ordiner.

  2. Shqipëria numëron mbi 600 mijë pensioniste, të cilët përjetuan dy sistemet, por duke qenë kategori e varfër sociale për shkak të pensioneve të ulëta apo për të kaluarën e bindjet e majta që patën, me hir a me pahir, janë rezervuar votash për Ramën.

    Kjo është aresyeja që KM përpiqet t’i joshë me thërrime të përkohshme, por jo me rritje pensioni, për të marrë pa lodhje fare dhjetra mijëra vota.

    Zgjedhjet me Ramèn kryeminister janë inxhinjeri elektorale dhe jo shprehje e vullnetit të shqiptarëve …

  3. Siguria e Ramës është politika diferencuese e Amerikës. Dëmin që ka sjellë është aq e madhe sa solli shkatërrimin e pluralizmit, demokracisë dhe instalimit të monizmit Putinist.Ajo e paskrupullt ka qenë kjo mbështetje sa mund t’a çojë në përplasje civile sepse është gjysma e shqiptarëve që nuk mund t’a durojë rikthimin në monizëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *