• |
ide | kryesore

Rama në zgjedhjet lokale me një tjetër kandidat me rekorde kriminale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, rezulton i dënuar nga drejtësia greke për akuzën e “Kalimit të Paligjshëm të Kufirit”.

Emri i Kreshnik Hajdarit, që aktualisht drejton nën singlën e PS bashkinë e Kuçovës, ndodhet mes emrave të 18 personave, emigrantë shqiptarë që janë kapur nga policia greke dhe dënuar nga gjykata e Janinës.

Përmes këtij vendimi, që kryebashkiaku nuk e ka deklaruar, Hajdari rrezikon të humbë mundësinë e një rikandidimi, për një mandat të dytë në krye të bashkisë Kuçovë.

Vendimin për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis.

Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 Dhrami.

“Ora News” ka mundur të sigurojë vendimin e gjykatës së Janinës, ku ndër të tjera urdhërohet dhe dëbimi i menjëhershëm i Kreshnik Hajdarit, që në atë periudhë kishte shkuar si emigrant në Greqi.

Ndërkohë nga ana tjetër 120 banorë të fshatit Lumas në Berat i janë drejtuar me një kallëzim penal prokurorisë së Beratit dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK, për nisjen e hetimeve ndaj Kreshnik Hajdarit për akuzën e “Falsifikimit të formularit” të dekriminalizimit.

Sipas këtij vendimi gjykate, Hajdari rezulton i arrestuar në Greqi për akuzën e “Kalimit të paligjshëm të Kufirit”, duke hyrë në territorin grek pa respektuar kushtet ligjore.

Në vendim thuhet se veprimet kriminale të Kreshnik Hajdarit dhe personave të tjerë që janë gjykuar së bashku me të në këtë vendim, janë kryer në fshatin Dhespotiko të prefekturës së Janinës në datën 23 qershor 1999.

Në një vëzhgim të formularit të vetëdeklarimit që Hajdari ka plotësuar, pyetjes standarde nëse ai kishte qënë nën hetim apo gjykim nga ndonjë autorit i huaj, Hajdari i është përgjigjur në kuadratin “JO”.

Me “JO” Hajdari i është përgjigjur edhe pyetjes nr.2 në formular, ku i kërkohet të deklarojë nëse është i dënuar ose jo nga ndonjë autoritet i drejtësisë shqiptare dhe të huaj.

Fshehja e dënimit nga ana e kryebashkiakut, pritet të sjellë nisjen e hetimeve nga zyra e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërsa rasti, është një precedent i përsëritur i kryebashkiakëve të Partisë Socialiste, që kanë rezultuar të dënuar për vepra të ndryshme penale nga drejtësitë e shteteve të ndryshme./Ora News



7 Comments

  1. Largojeni me cermoni dhe rraseni mrena kurvat qe genjejne ashiqare.
    Po gerrmuat me thelle , thelleza te tjera do dalin . Krimi dhe mafia=Sekti mavi

    1. Mbi 300 mij shqiptar. Jan denuar per kalim te paligjshëm te kufirit.
      Gjeni ndonje gje tjeter. Se kjo nuk eshte akuz. Edhe vet ligji i dekriminalizimit. Nuk e kap.

  2. Cfare gazetaresh te poshter qe jeni. Po ku do ti gjeje PS-ja kandidate te painkriminuar. Ky biles

    mund te jete me i pastri nga te gjithe ne PS.

  3. O Lapsi thyer, cfare akuza qe keni gjetur? Ore koqe kandari, i bie reth 90% e shqiptareve te jene me veper kriminale, se shumica kane kaluar kufirin se viza nuk ekzistonte,po si nuk doli asnje nga PD-ja pa i lagur fare, as shiu si ka lagur, denoni njerezit, per droge, prostitucion,vjedhje, apo vrasje, jo per kalim kufiri, apo larje ne det ne kohe dimri,

  4. ka personazhe si Fatos Lubonja që japin idenë se lineimi i tyre me foltoren pra me Berishën e Metën ka ndodhur pasi e shohin si të vetmen mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga Putinizmi që sipas tij vjen nga SHBA. Një tragjikomedi tallava që nuk ka logjikë e sens ku të mbështetet.I denuar per kalim kufiri thote lapsi,po pse Greqia ne 99 ishte shqiperia e enverit qe te denonte me burg per kalim te paligjshem te kufirit kjo eshte nje tollovi berishiste

  5. hahahahaha shumica e shqiptarve kane kaluar kufirin pa vize o bythqiret e Lapsit dhe te Saleh Ram Berishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *