• |
ide | kryesore

Shkërmoqja e PD së vulës/ Çfarë e ndali dorëheqjen e Enkelejd Aliebeajt

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Dorëheqjet e kandidatëve për kryetarë bashkish që kishin një marrëveshje me Enkelejd Alibeajn janë ftesë që ky të zgjohet nga ëndrra, që e paraqet si kryetar partie, vetëm sepse ka vulën dhe logon e saj. Këto duhet të ishin ditët plot energji të fushatës, mbushur me takime dhe mesazhe të forta për kundërshtarët, por në fakt kandidatët e Alibeajt po bien njëri pas tjetrit, të gjendur përballë paragjykimit të votuesve të opozitës, që i sheh si paterica Edi Ramës në 14 Maj.

I fundit, që njoftoi tërheqjen ishte kandidati i Krujës Sabah Sheta që pranoi se lëvizja e Alibeajt ishte një farsë politike.

“Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021” u shpreh ai në një status në rrjetet sociale.

Për kandidatët që e kanë braktisur, Alibeaj ka heshtur. Në vend të tij, foli Sali Berisha që kërkoi bashkimin e demokratëve të tjerë me koalicionin që drejton.

“Falënderoj nga zemra Sabah Shetën, falënderoj deputetët, falënderoj të gjithë demokratët që sot jemi këtu të bashkuar. U bashkua, jo se nuk kemi kundërshti njëri me tjetrin, por u bashkuam se geni ynë është pluralizmi, demokracia se thirrja e sotme është për çdo shqiptar, kundër monizmit” tha Berisha gjatë një takimi që kishte me demokratët e Krujës.

Numrin e saktë të kandidatëve që kishte bindur për të garuar në 14 Maj nuk e dinte saktë as Alibeaj. Aq më pak është i qartë ai për kandidatët që i kanë mbetur në këto momente.

Nga ata që kanë pranuar tërheqjen është Gjergji Gjata i Korcës i cili iku bashkë me 40 kandidatët për këshillin bashkiak. Genc Doci i Kurbinit u largua pasi akuzoi Alibeajn se vendosi të mos e zyrtarizojë kandidaturën e tij. Njësoj ndodhi dhe në Vorë, me Ibrahim Brukën. As Bujar Vreto për Librazhdin nuk u bë dot pjesë e garës.

Në ditën e fundit të regjistrimit për zgjedhjet lokale, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve janë të paqartë për numrin e kandidatëve që paraqet PD e Enkelejd Alibeajt. E sigurtë është se nuk ka më kohë për emra zëvëndësues.

“Sot ose nesër do kemi informacion të saktë. Të dhëna s’mund të jap me këtë proces deri tani”, tha Ilirjan Celibashi.

Pavarësisht se grupi që ka mbledhur rreth vetes po zvogëlohet përditë, nuk ka asnjë shenjë se Enkelejd Alibeaj apo deputetët pranë tij të reflektojnë. Megjithatë në një intervistë për Report Tv, kandidati për Tiranën, Roland Bejko tha se ditën kur u zhvillua mbledhja e grupit parlamentar, Alibeaj kishte qenë në prag të dorëzimit. Ky moment ishte kur askush nuk e merrte përsipër kandidaturën për Tiranën.

“Nëse unë nuk do garoja, Alibeaj do jepte dorëheqjen dhe vula do i shkonte Sali Berishës”, ka rrëfyer Roland Bejko./Lapsi.al

Emrat e PD për 14 Majin

1. Tiranë-Roland Bejko
2. Mallakastër- Agron Kapllanaj
3. Patos- Pranvera Rizai
4. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
5. Poliçan – Florian Qamo
6. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
7. Kamëz – Bilbil Bajraktari
8. Dibër – Naim Gazidede
9. Dimal- Dritan Sula
10. Sarandë- Skënder Muço
11. Mirditë-Mark Ruçi
12. Vau i Dejës- Klomentina Drini
13. Gjirokastër-Shemsho Lamaj
14. Këlcyrë-Adriatik Spahiu

Kandidatë të tërhequr apo të pamiratuar

1. Lezhë – Sandër Marku (tërhequr)
2. Krujë – Sabah Sheta (I tërhequr)
3. Librazhd -Bujar Vreto (I pamiratuar nga Kryesia)
4. Vorë- Ibrahim Bruka (I pamiratuar nga Kryesia)
5. Kurbin- Genc Doçi (I pamiratuar nga Kryesia)
6. Korçë-Gjergji Gjata (i tërhequr)



21 Comments

  1. Ju pelqen apo nuk ju pelqen PD zyrtare sot per sot duhet te rikthej si kryetar Bashen. Te tjeret qe broçkulliten pa fund e pa kufi midis betejes se Berishes e Bashes treguan e po tregojne se skan vlere si lider. O ti puthin doren Berishes ose ti binden Bashes, eshte dhe nje ruge tjeter qe me duket e ndershme te na largohen nga politika se nuk jane per kete pune. Por nuk besoj se do te bejne.

    1. Çfarë e ndali dorëheqjen e Enkelejd Aliebeajt? me siguri Roland Bejko 😀

      ik o astrit futi i tas llall

  2. Jo ‘çfarë’, po ‘kush’!!!!

    Kush e ndaloi doreheqjen?

    Ambasada afgane me seli te Rruga e Pakistanit🤣🤣🤣🤣🤣!!!!!

  3. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Nuk jam i qartë, por besoj se në të gjithë këtë injorim të një pjese shumë të madhe votuesish e simpatizantësh opozitarë nga ana e ligjeve dhe institucioneve të shtetit shqiptar dikush apo shumë dikush duhet të mbajnë përgjegjësi.

    Nesër kur të përballemi me protestat e dhunshme, ( ju siguroj për këtë) asnjë individ apo institucion i shteti shqiptar nuk ka asnjë të drejtë të bëjë të ndershmin!

  4. Luli esht deshtak. Alibeaj qullac. Megjithate nga halli me mire kta para malokut. Sala esht e shkuara. Duhen patjeter njerez te rinj. Qe tju zene vendin ktyre skorrjeve qe kemi neper kemb

    1. Ju mendoni se Alibeaj ka ndonje problem? Aspak. Ai eshte i qete se Yuri Kim i ka premtuar qe do te jete kandidat per zv/president ne USA. Kryesimin e PD e do sa per CV. Alibeaj i ka premtuar Gaz Bardhit qe do jete shef kabineti ne White House dhe nderkohe do pergatise terrenin qe Lulëtore Basha te jete sekretar shteti per mbrojtjen ne USA. Ketu do jemi e do e shohim. Sapo Bejko te behet kryetar bashkije i Tiranes, Alibeaj menjehere do shkoje ne USA dhe do kandidoje per presidencen, gjithmone ne dakordesi me Lulëtoren.

  5. Alibeaj ka bërë një gabim fatal, një lëvizje të pamenduar mirë: ka tentuar të konkurrojnë me njerëz me DINJITET!

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Bravo!

      Berisha mund të ketë 1 milion të meta e gabime por ka dinjitet sa të gjithë politikanët qullacë të të dyja kraheve, po kështu edhe Ilir meta

      1. O Adi.Berisha asnjëherë s’është e shkuara sepse po të ishte ndryshe do braktisej nga anëtarësia.E shkuara janë ata që dikur Berisha i bëri të njohur me poste e privilegje.

    1. Bejko si bukëshkalë që është , por dhe si injorant , pasi e gënjen mendja kur mendon se do të bëhet i pari i tiranasve , mund të vdesi edhe nga marazi i urrejtjes për dr. Berishën edhe pse ky burrë fisnik e ngriti në detyra e poste si përfaqësues të demokratëve Lazaratas ( që është e dyshimtë në se vërtet është nga Lazarati) .

      1. Berisha gjithmone mbeshtet dhe ngre ne detyre njerez injorant si puna e ktij Bejkos, sepse i mendon si njerez te pa afte per ti rrezikuar atij pushtetin, si njerez te besuar qe nuk mund ti dalin kundra cfardo qe te bej ai, ndersa njerezit me mend me personalitet dhe dinjitet i largon.
        Berisha i ka fajet per situaten ku ndodhet Shqiperia aktualisht. Ishte ai qe emeroi Bashen dhe e mbeshteti plotesiht pavarsisht te gjitha zullumeve qe beri ai keto 9 vitet e fundit.
        Berisah u kujtua ti dale kundra Bashes vetem kur iu cenua interesi i vet personal.

  6. Ata që e emëruan dhe nuk e formalizuan Alibeajn për Kryetar të PD, sigurisht kanë një plan tjetër , ku grupimi që u bë qesharak për një vit ishte kau që u hidhet piranjave, né mënyrë që anija të kalojë qetësisht.

    Alibeaj u njoh zyrtarisht në Gjyqin e vulës dhe për ta mbajtur atë me çdo kusht, por loja duhet vazhduar me zgjedhjet ku ky grup as ngre e as ul peshe.
    Pas daljes së rezultatit dorëhiqet “me nder” Alibeaj, të cilit i mbaron edhe misioni.

    Edhe pse Lulushi lëshon ndonjë deklaratë të rrallë e shkon në Strasburg për të dorëzuar rezolutë në mbështetje të rindërtimit të Ukrainës , misioni i tij ka mbaruar përfundimisht si limon i shtrydhur.

    Sikurse ndodhi në PS, pas largimit të Nanos, ku Edi Rama u katapultua në krye të saj per të realizuar platformën e rilindjes, historia do të përsëritet me PD, me synim që një figurë e re me vulë në dorë të marrë shumicën e demokratëve.

    Shtatori do te jete i nxehte politikisht.

    1. Ti dukesh djale i lexuar, duhet ta dish se kush eshte Opozite e cakton Populli, nuk e cakton as ti, as Rama, Gjakata apo Ambasadat.
      Kam pershtypjen qe i mbaruari ketu je ti, qe per hir te interesave personale te momentit je i gatshem te shkaterrosh Shqiperine, te shkaterrosh te ardhmen tende, te ardhmen e femijve te tu.

  7. gjithë fushata do bëhet me logo të PD dhe Meta e Monika do ta pranojnë.

    Pastaj ne një ditë e kemi logon e tyre, vetëm kur të votohet.

    -Kemi disa probleme, tha Muli.

    Problemi i parë është se ata mund të ankohen në KQZ dhe na e heqin logon e PD.

    Por edhe më e keqja akoma është se njerëzit do mësohen me logon e PD dhe do shkojnë të votojnë logon e PD dhe do na marrin votat qyl këta të vulës.Gjakata shkruan nje shpellkar i salihut

  8. – sepse Sali Berisha ka vite që hallet e tij i ka ndarë me Ilir Metën në pushtet dhe opozitë.

    – sepse Sali Berisha ka “qit pushkë” në 21 Janar për Ilir Metën dhe ka vrarë në bulevard për atë që e ka projektuar si pasardhësin e tij.

    – sepse Sali Berisha e ka shpëtuar nga burgu me vendim të Gjykatës Lartë Ilir Metën për video përgjimin e Dritan Priftit.

    – sepse Sali Berisha po e josh me 50% të listave një mini-partiçkë që ka 3 deputet të Ilir Metës vetëm që ai të ndjehet mirë.

    – sepse Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë biznese të përbashkëta dhe kanë investuar para politikisht në këtë projekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *