• |
ide | kryesore

Dy vëllezër në Vlorë përplasin me makinë kunatin e tyre

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Dy vëllezër kanë tentuar të shtypin me makinë kunatin e tyre. Sic njofton policia, dy vëllezërit pas një konflikti kanë goditur me makinë burrin e motrës. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policise:

DVP Vlorë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Kot, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti familjar, kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitali, në kujdesin mjekësor.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *