• |
ide | kryesore

Hera e parë në historinë amerikane/ Ngrihen akuza penale ndaj ish-presidentit Trump

-Instant, Lajme, Planet



Një juri e madhe në Manhatan ka votuar për ngritjen e një padie ndaj ish-presidentit Donald Trump. Ai do të përballet me akuza, që kanë të bëjnë me pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016. Trump akuzohet se ka blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë lidhur me pretendimet për marrëdhënie jashtëmartesore.

Kjo është hera e parë në historinë amerikane që një president aktual ose ish-president do të përballet me akuza penale. Republikani Trump, i cili po kandidon për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024, tha përmes një deklarate në rrjetin e tij “Truth Social” se: “Ky është një persekutim politik dhe ndërhyrje në zgjedhje në nivelin më të lartë në histori. Demokratët kanë gënjyer, mashtruar dhe vjedhur në përpjekjet e tyre për të shtënë në dorë Trump-in. Por tani kanë bërë të paimagjinueshmen. Kanë ngritur padi ndaj një personi plotësisht të pafajshëm, në një akt flagrant të ndërhyrjes në zgjedhje”.

Aktakuza u konfirmuar të enjten nga Joe Tacopina, një avokat i zotit Trump, dhe të tjerë që kanë njohuri mbi këtë çështje, por nuk janë të autorizuar për të diskutuar akuzat që ende nuk janë bërë publike.

Hapja e dritës jeshile nga juria e madhe për ngritjen e akuzave ndaj 76-vjeçarit Trump, është një ngjarje e jashtëzakonshme pas vitesh hetimesh mbi marrëdhëniet e tij në fushën e biznesit dhe politikës.



2 Comments

  1. “teknologjine ” e e perdorur me sukses mbi kavien Shqiperi per dobesimin e faktorit opozitar me

    metoda ekstrapolitike , tani po e perdorin ne vendin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *