• |
ide | kryesore

Përplasja/ Berisha akuzon Alibeajn për vëllain, ky i kujton komunizmin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kandidatë, Berisha



Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj janë përplasur njëri-tjetrin me akuza në publik. Akuzat i hodhi i pari Berisha duke thënë se Alibeaj ka fshehur vëllain e tij kriminel.

Alibeaj iu përgjigj duke thënë se gjuha e përdorur nga Berisha duhet përbuzur. Sipas Alibeajt, akuzat ndaj familjarëve janë si rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit.

“Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën. Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë. Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin.

Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje. Unë i përgëzoj të gjithë ata që u larguan. Geni i tyre për pluralizmin i shtyu që të largohen ndaj këtij aventurieri. Ndaj të dyve. Mos mendoni se Basha ka vetëm akuzën e parave. Ka edhe të tjera.

Sigurisht ndikon në tërësi, të gjitha këto ndikojnë.” – u shpreh Berisha, ndërsa Alibeaj iu përgjigj si më poshtë.

“Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë tja japin politikës së vjetëruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me rradhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.

Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetra vite persekutuan shqiptarët.

Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivleresuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë.” – u shpreh Alibeaj.

©Lapsi.al 



19 Comments

    1. Komunistave tju rruj lesht ballisti Alibeaj.
      Komunizmi ka fituar e do te fitoj.
      Rrofshin komunistet Sali Berisha, Tritan Shehu, Edmond Spaho, Fafri Balliu dhe bijte e komunisteve Edi Paloka, Albana Vokshi, Qim Peksi me shoke.

      1. “Humor kaps” do thoshte Paulini. Nejse te na rrojne demokratet komuniste spermat e Spiro Kolekes, Petrit Dumes, Servet Pellumbit, Rita Markos, Gramoz Rucit pa harruar dhe “pro amerikanin” kokecepesh Tualet Palla😂.

  1. Kur kam pare filmin David Koperfild, aktori qe luante Urian Hip te krijonet nje neveri qe nuk te hiqet nga kujtesa, pavaresisht se sa vite kan eshkuar ai aktor e ka qare ate rol. Nuk di pse sa here shoh fytytren e Alibejt me ngjallet e njejta neveri deri ne peshtirosje dhe ky eshte roli real i jetes se ketij njeriu….qe nuk besoj se do kete aktor ta luaje kete rol sa vete origjinali….

  2. Alibasha, bythqiri monumental qe po lufton pa aq sa Ramazani te shnderroje Shqiperine ne nje regjim komunist te dyte me nje parti shtet. Ketij moterqiri duhet ti qish robt ( sigurisht me vote se nuk felliqet patellxhani me kete “te persekutuar komunist”.

  3. I kujton komunizmin.E pastaj.Nuk ka të drejtë një ish komunist të jetë demokrat e antikomunist.Ti përgjigju për atë çka të akuzon e mos u kap me një kohë të shkuar. Për këtë kapu me Ramën por se bën dot se je lidhur keq me të dhe ti kush ishte i jati i tij.Por ti je një neokomunist në mendje e veprim.

  4. Komunist apo trafikant e vrases, kete dileme e ka zgjidhur populli qe prej dekadash duke mbeshtetur Berishen e jo kriminele e sharlatane ne politike.

    Vula si demokrat nuk mbulon pisllekun e mafias, si ne syte e qytetareve, ashtu edhe te demokrateve qe nuk mbeshtesin krimin…

  5. Per komentuessin e ores 17.47. Me vjen shume shume keq qe e ke ul vlerat Kryetarit te

    Bashkise duke e cilesuar z. Alibeaj si Uriah Heep. A nuk e din ti komentues i nderuar

    se kete titull e mban me krenari ne radhe te pare z. Kryetar te cilin ne zgjedhjet e fundit e

    kane votuar plot 5 perqind e zgjedhesve ? Apo don ti fusesh ne sherr se kush eshte me i

    denje per kete titull ?

  6. Po mire mo zoti kryetar i Pdckes zyrtare bashkove votat per ligjin e hapjeve te dosjeveve te komunizmit me komunistet e sotem ( gjoja rilindas socialiste) e mire bere.A do kene kemi te zgjedhur apo ne administrate sigurimsat e komunizmit plus atyre qe u rekrutuan me force te beheshin bashkepuntore te tij e pse pritet33 vjet? Po nese une si qytetar dua te shoh nese dikush me ka spiunuar para 1992 a mundem ta shikoj vetem duke bere nje kerkese ne organin perkates apo duhet ti drejtohem Presidiumit te Kuvendit Popullor apo vete shokut Haxhi Leshi? Ju jeni mjerane,njerez pa shtylle kurizore qe shihni perfitimet e vockela ( ndoshta monetare) ne dem te vete dinjitetit tuaj.Dilni e shpjegojani popullit cfare kini ndryshe ne parim nga foltorja ( jo duke share Berishen) e populli do vendose tju vije pas apo tju braktise. Bejeni kete gje pa marifete gjykatash nen hyqmin e qeverise

    1. I përmend Berishës kohën e komunizmit gjoja se je demokrat që në origjinë por punon me kriminelin me babain kriminel Edvin Kristaq Rama.Njeri pa dinjitet.

    2. Alibeaj ti je me keq se komunistat pasi je bashkepunetor me mafien komuniste te Rames
      Ti je me keq se po demton te djathten e po ben politiken e mafies
      Ti je thjeshte nje mashe e skaduar prit zgjedhjet te marresh vesh kush je

  7. Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e… Flamur Nokës,eshikoni komunistin salih o shpellkare sa eshte paguar ky dajti kete rradhe,une besoj me shume se hysni milloshi ne 2011

  8. Identikiti i nje berishisti mesatar:

    Fahri Balliu – Profesioni: NDIHMES KASAP
    Cim Peka- Profesioni: ROJE OBJEKTI

  9. Salih Rama Berisha nuk ka qene komunist i thjeshte por sekretar partije dhe spiun i sigurimit shtetit Keto te gjitha jane te dokumentuara U fut ne mes te demokrateve me urdher te Ramiz Alise per interesa te PPSH

  10. PERSE NUK I THONI ALI BEUT QE ESHTE BERE SI PROVERBI I OSMAN GAZEPIT, PO E LEDHATONI, ME VULE TE FALUR NGA DREJTESIA QE SKEMI. DIHET, AJO TASHME ESHTE PARTIA QE U SKARTUA E U KOMANDUA NGA TE TJERET, ATYRE QE I PELQENTE LEMSHI. SOT ME ORGANIZIMIN, E BINDJEN ME TE VERTETENE VULES, APO FLAMURIN E DIME E KEMI PARE E JETUAR ATE E DREJTON , E UDHEHEQ VEREM AI QE E MERITOI E MERITONZ,BERISHA. VULISTET E PARTISE TE ASKUJT LE TE MARRIN HONORARET E RAMES, TE QEVERISE QE I SHERBEJNE. DO I SHIKONI SE SI DO VENE, VETEM QERREJA E QEVERISE KA PER TI MBETUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *