• |
ide | kryesore

Zelensky mbante fjalimin, mbi 20 deputetë austriakë largohen salla

-Instant, Arkiva, Planet
deputetë



Më shumë se 20 deputetë austriakë të ekstremit të djathtë e kanë lëshuar një seancë, në të cilën ka mbajtur fjalim presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Politikanët e Partisë Liria (FPO) kanë thënë se fjalimi i Zelenskyt e ka shkelur neutralitetin e Austrisë.

Ata kanë paralajmëruar në nisje të fjalimit se do të bëjnë një lloj të protestës, kundër adresimit të Zelenskyt.

Austria ka thënë më parë se nuk mund t’i ndihmojë ushtrisë ukrainase, mirëpo e mbështet Kievin në aspektin politik.

Përmes një video-adresimi, Zelensky e ka falënderuar Austrinë për ndihmën humanitare, dhe ofrimin e ndihmës për pastrim të minave.

Ai e ka mbajtur fjalimin në ditën e 400-të të nisjes së luftës në Ukrainë.
Zelensky, po ashtu, i ka ftuar deputetët austriakë që të udhëtojnë në Ukrainë dhe të shohin vetë shkallën e shkatërrimit

Presidenti i Dhomës së Ulët të Parlamentit, Wolfgang Sobotka, është zotuar për ndihmë më të madhe financiare dhe humanitare në Ukrainë, dhe ka thënë se ky shtet e meriton solidaritetin e Austrisë.

Mirëpo, teksa Zelensky ka folur, një grup i politikanëve, kanë dalë jashtë dhe kanë lënë mbishkrimet mbi tavolinat e tyre “hapësirë për neutralitet” dhe “hapësirë për paqe”.

Ata kanë qenë deputetët e vetëm që e kanë kundërshtuar fjalimin e Zelenskyt.

“Neutraliteti i përhershëm” i Austrisë ka qenë pjesë e kushtetutës së këtij shteti prej vitit 1955.

Ligji përcakton që “Austria nuk do të përfshihet kurrë në aleanca ushtarake dhe as nuk do të lejojë ndërtimin e bazave ushtarake të shteteve të huaja në territorin e saj”.

Partia e Lirisë ka shkaktuar zemrën në të kaluarën për qëndrimet pro-ruse.

Më 2018, kur Karin Kneissl, nga kjo parti, ka qenë ministre e Jashtme, është kritikuar se ka vallëzuar me presidentin rus, Vladimir Putin në dasmën e saj.

Prej pesë partive në Parlamentin e Austrisë, Partia e Lirisë është e treta për numrin më të madh të deputetëve në Dhomën e Ulët.

Kjo parti ka qenë pjesë e Qeverisë në mandatin e kaluar./REL



1 Comment

  1. si nuk doli nje ukrainas ti tregoje vendin ketij cifutit ?

    ukraina popull kurve si shqiperia qe ska bythe me shpetue vetin nga edkarat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *