• |
ide | kryesore

Aksidenti i trefishtë në Pogradec, një prej të plagosurve dërgohet me helikopter drejt Tiranës

-Instant, Lajme, Të fundit


Një prej shtetasve në aksidentin e rëndë që u shënua në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, është dërguar me helikopterin e urgjencës drejt Tiranës. Ai mësohet se është në gjendje të rëndë.

Mjeti tip “Opel” dhe mjeti tip “Toyota” kanë qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Qafë Thanës. Ndërkohë që mjeti furgon “Benz” po lëvizte nga Qafë Thana në drejtim të Pogradecit.Ka qenë mjeti tip furgon ai që ka sjellë përplasjen me dy mjetet e tjera. E tërë ngjarja ndodhi për shkak të shpejtësisë por edhe të lagështirës në rrugë.  Kjo ka sjellë spostimin e furgonit në krahun tjetër të rrugës. Ky spostim ky që ka shkatuar edhe goditjen e dy mjeteve që vinin nga Pogradeci.

Nga goditja e tre mjeteve, bëjnë me dije burime nga policia rrugore, janë plagosur 6 shtetas. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *