• |
ide | kryesore

Digjen tre makina në veri të Kosovës, në pranga autori i dyshuar

-Instant, Lajme, Të fundit
Digjen tre makina në veri të Kosovës, u përkisnin shtetasve serbë



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së shtunës janë djegur tri vetura në Leposaviç, në veri të vendit. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit. Të tria veturat raportohet se u përkasin qytetarëve të nacionalitetit serb. Një rast ka ndodhur afër një çerdhe të fëmijëve në Leposaviç.

“Një veture me targa RKS i është vënë zjarri, po ashtu nga zjarri është përfshirë edhe një veturë tjetër me targa të Beogradit që ishte afër veturës me targa RKS”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Rasti tjetër ka ndodhur po ashtu në Leposaviç, afër qendrës së sporteve. Tri vetura me targa RKS ishin djegur edhe në orët e para të së premtes – një në Zveçan dhe dy të tjera në Mitrovicë të Veriut.

Ndërkohë policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për djegien e veturave në veri.

Raste të ngjashme në veri janë raportuar edhe në fund të vitit të kaluar – kur në veri kishte tensione lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës që të gjitha makinat me targa ilegale serbe të riregjistrohen në RKS, shkruan Rel.

Në shenjë pakënaqësie me këtë vendim, por edhe për shkak të arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës, serbët lokalë patën ngritur barrikada.

Më pas, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për targat. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka treguar se sa makina me targa të tilla janë riregjistruar në RKS.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *