• |
ide | kryesore

“Paratë janë aty, duhet vetëm vullnet”, Këlliçi garanton banorët për transportin publik falas

-Instant, Lajme, Të fundit



Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi vijoi të ngulmojë në angazhimin e tij për transport publik falas pas 14 majit. Këtë të shtunë, Këlliçi zhvilloi me banorë të njësisë nr.7 në kryeqytet. Këlliçi iu përgjigj reagimeve që kërkojnë ta cilësojnë si të parealizueshëm këtë projekt. Ai tha deri më tani ka pasur 430 milionë euro për inceneratorët fantazmë. E nga ana tjetër ai vuri në dyshim mungesën e mundësisë për t’u ofruar shërbim 200 mijë qytetarëve në ditë.

“Kur paske ti 430 milionë euro për inceneratorë fantazmë, si ka mundësi që nuk ke ti 6.8% të buxhetit për 200 mijë qytetarë të Tiranës në ditë. Për pensionistë, për studentë, për familjet në nevojë. Për ata që janë me ndihmë ekonomike, për ata që janë të pamundur. Për ata që marrin dy linja urbane për të shkuar në punë që paguajnë 800 lekë një rrugë dhe 800 lekë rrugën e kthimit. 1600 lekë në ditë për të marrë një rrogë 400 mijë lekë në muaj. E që në fund të muajit i shkon 10 deri në 15% kostoja e autobusit”-u shpreh Këlliçi.

Belind Këlliçi shtoi se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ka pasur prioritet hallet e qytetarëve dhe uljen e kostove të jetesës për ta. Ai shtoi se Veliaj tashmë është në panik nga angazhimi për transport publik falas. Kjo pasi sipas kandidatit demokrat ai e di që do të humbë në 14 maj.

“Sigurisht kur nuk ke prioritet qytetarët, uljen e kostos së jetesës për ta, kjo duket e pamundur. Kur nuk jeton mes qytetarëve, sigurisht kjo duket e pamundur. Ndaj paniku që e ka kapur Erion Veliajn, pikë së pari nga bashkëpunimi ynë dhe nga koalicioni jonë. Së dyti nga programi ynë që çdo ditë po shpaloset para qytetarëve, është një panik që është më së i vërtete, sepse ai e di fare mirë që në 14 maj do të humbe”-u shpreh kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Por, nuk do të jetë vetëm transporti falas. Këlliçi u shpreh para qytetarëve të Njësisë Nr.7, se nga mirëadministrimi i parave, do të mundësohet edhe investimi 5 milionë dollarë në vit për modernizimin e këtij shërbimi.

“Jo vetëm i kemi lekët 16.5 milionë euro për të subencionuar biletën, por ka mjaftueshëm lekë që do investojmë dhe 5 milionë dollarë në vit për të modernizuar flotën e autobusëve. Për të mos parë më këto aksidentet që ndodhin njëherë në dy ditë me autobusët në Tiranë. Për të investuar në dixhitalizimin e të gjithë rrjetit. Për të investuar në stacionet e autobuzëve. Paratë janë aty, ma besoni janë aty, e gjitha është çështje vullneti”-u shpreh Këlliçi.



16 Comments

  1. Po u angazhove per heqjen e hekurave dhe hapjen e trotuareve qe jane bere me te medha se rruget, do te te votojne shume me teper.

      1. Ky krrici (Kellici) eshte kopja e Lali Erit, mbase eshte dhe me keq se ai.
        Po tallet bytha ktit me qytetaret e Tiranes, ka premtuam qe 1 vit nuk do japi leje ndertimi, kur e pyeti Ylli Rakipi per Oligarket ju pergjigj qe nuk bie ne kurthin tend une, etj etj.
        Ky krrici 35 vjec ka ndejt gati pa zgjedhje gati 10 vite kryetar i FRPD. Etj etj….
        Sala me Meten jane tallur me Tiranen, duke i vene nje kandidat te tille, mjeku Alimehmeti kishte shance reale per fitore por nuk e perfilli njeri.

  2. Monika kokelopa morri €5300 divident i cili jepet zakonisht cdo tremujor nga kompanite. I bie qe ne vit, kokemadhja merr reth €21400.
    Nese supozojme 5% te ardhura nga dividenti, shuma qe kokemadhja ka investuar te kompania ruse i bie te jete reth €430000.
    Qe baba ti jevgu Tirones. Ja ku e ke paret.

    1. O hajdar, te maresh 5% te ardhura nga dividenti ne nje kohe qe inflacioni eshte 10% do te thote qe ke dal me humbje -5%.
      Nje kompani e shendetshme zakonisht e ka normen e fitimit 20%, ndersa dividenti varet nga lloji i kompanise.
      Car lidhje ka komenti jot me lajmin.

      1. O kari, kompania mund ta kete normen e fitimit edhe 60% po varet sesa didvident vendos te shperndaje. Ka kompani (google) qe nuk ndajne fare divident.
        Ndersa lidhja e komentit me lajmin eshte ky jevgu para se te beje kto deklarata komuniste, me mire te kerkoj e ti gjeje paret te Ilir kokelopa dhe monika kurva.

  3. Kë ka në krahun e djathtë Belo? Duket si obsesioni i ri i demokratëve. Duket komplet si Monika Kryemadhi. Megjithëse, po të shohësh fotot e dusa viteve përpara dhe kësaj tani, jo vetëm që mosha shkoka pas për Kryemadhin, por është e ndërruar gjithçka, fytyra dhe trupi, mesa duket rublat e Putinit, përpara se të ngecin në fyt, të jepkan rini.

  4. Per betonin ca do besh ti koketul? Do japesh leje, apo si fiku dhe ti? Per parkimet buze rruges qe ka zene ai ca do besh, do i heqesh? Ka plot probleme Tirana, e paguajme vete autobusin, zgjidh dot ndonje gje madhore? Referoju shkrimit te Ola Xama, ka folur sakte per Tiranen c’probleme ka, eshte e zonja por nuk e genjeni dot! Kete garen e ke sa per CV, po nuk premtove te gjitha gjerat qe ka shkruar Ola! Kaq, mendohu mire se nuk e hame mashtrimin o Belind

  5. Po premtove qe do ja marresh parate asaj baxhelles qe ke ne krah te dhathte,atehere po mund te besh mrekullira se si thone pak gjithe floriri i shtetit…

  6. NJe ggje nuk kuptoj nga ky robi une. Ky robi ka premtuar sherbim transporti publik (autobuzet) falas.

    E para, e kam thene edhe para nje jave gati qe transporti publik eshte sherbim dhe si cdo sherbim paguhet, keshtuqe ti leje pordhet e llojit komunist “Falas”. Po te kishte premtuar qe do ulen tarifat jam dakort por falas…. nuk ben llogjike as ekonomike dhe as tregu, me pak fjale eshte mashtrim ose potencialisht vjedhje e pa matshme, ndofta kete formule ja ka propozuar e ema si ish doganiere.

    E dyta, ky thote leket jane aty ! Po deri dje te gjithe kane bertitur me te madhe qe jane rritur te gjitha taksat qe grumbullon Bashkia Tirane. Pra ky robi thote qe do vazhdoje po me ato taksa per qytetaret e asgje me shume.
    Atehere ku eshte ndryshimi ketu ?????

  7. Shpresoj qe njerezit te votojne per largimin e Lali kurves per arsye qe tashme dihen, por ky kandidat eshte i dobet. Sic tha dikush me lart Alimehmeti do ishte nje figure me e besueshme se ky dhendri i Rilindjes. Une nuk di qe ky te kete eksperience pune aq me teper si administrator. Bile perflitet qe ky dhe shkollen e mesme nuk e ka mbaruar te plote por cuditerish ka marre nje diplome ne USA. Kam pershtyypjen qe dhe ky eshte prurje e Sorros ne ate qe quhet opozita e kontrolluar. Si perfaqesues i nje Partie te djathte nuk mund te besh fushate me politika te majta sic eshte transporti falas qe do ishte dicka e parealizueshme per shume bashki ne bote. Ai duhet te perqendrohet ne uljen e taksave ndaj biznesit dhe ujin e pijeshem si dhe ndalimin e metejshem te betonizimit te qytetit, por kam frike po shikojme serialin e filmit Luli 2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *