• |
ide | kryesore

Premtim i Ramës për mësuesit: Rroga vitin tjetër do të jetë 95 mijë lekë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të rrisë pagat për mësuesit. Rama tha në një takim me mësuesit se vitin e ardhshëm, paga bazë e mësuesve të shkollave 9-vjeçare do të jetë 95550 lekë, ndërsa për mësuesit në gjimnaze 106800 lekë.

“Në hapin tjetër që do të thotë vitin e ardhshëm, paga juaj do të kapërcejë në një tjetër nivel. Pra nëse sot që flasim rritja mujore do të jetë mes 3500 për mësuesit e shkollës 9-vjecare, 3843 për të mesme dhe deri në 5800 për drejtuesit që të bërtasin më shumë, tek rritja e përgjithshme, mësuesit në shkollën 9-vjecare do të kenë një pagë 95.550. Mësuesit në shkollën e mesme do e kenë 106800 lekë. Këto janë bazat pastaj ka sipas vjetërsisë e kualifikimeve që variojnë, por ky është niveli i pagës së mësuesve”, deklaroi kryeministri.

Kujtojmë se kreu i qeverisë ka premtuar se do të rrisë pagat mesatare në vend. Ai tha disa ditë më parë se ka si synim që brenda dy viteve paga mesatare të arrijë në nivelin e 900 Eurove.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *