• |
ide | kryesore

Ku është zhdukur Melania/ Prag divorci për Donald Trump?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
melania



Ku është zhdukur Melania Trump? Mungesa e ish-Zonjës së Parë nga mitingu i Donald Trump në Mar-a-Lago të Floridës, pak orë pas paraqitjes historike të tij në gjykatën e Manhattan-it nuk kaloi pa u vënë re. Tabloidët, veçanërisht ata britanikë, spekulojnë se për ish-çiftin presidencial divorci është gjithnjë e më afër. Kriza mes Donald dhe Melania sigurisht që nuk ka nisur këto ditë.

Që prej fundit të mandatit të manjatit në Shtëpinë e Bardhë, mediat kanë spekuluar për faktin se ish-modelja 49-vjeçare kishte vendosur të bënte një jetë të ndarë nga i shoqi dhe të fokusohej ekskluzivisht tek djali i saj Barron, tashmë 17 vjeç. Por goditjen më të madhe martesës së tyre duket se ia ka dhënë aktakuza ndaj ish-presidentit për pagesat ndaj yllit të filmave porno, Stormy Daniels.

Donald Trump u përfshi në aferën “Stormy Daniels” vetëm 4 muaj pasi u martua me Melania dhe teksa ajo ishte shtatzënë. Nëse tradhtia e tij me një aktore nuk do të mjaftonte, një tjetër lidhje me “ish-lepurushen” e Playboy, Karen McDougal dhe supozimet për një fëmijë të paligjshëm, kanë dalë gjithashtu në dokumentet e aktakuzës. Gjëra shumë të rënda për “sfinksin slloven”, siç e quajnë tabloidët në Mbretërinë e Bashkuar, ish-Zonjën e Parë.

Melania Trump Supported Her Husband's Racist Birtherism Claims on TV | Teen Vogue

“Zonja Trump është e fortë, e fokusuar tek familja e saj dhe është duke e mbështetur burrin e saj siç ka bërë gjithmonë”, – thanë dy burime pranë familjes për “Daily Mail”. Por, përveç paraqitjes në një darkë në resortin e Floridës përkrah ish-presidentit mbrëmjen e aktakuzës, e mbështjellë me një fustan të kuq të zjarrtë, Melania është zhdukur nga radarët.

Ajo nuk ishte as në listën e pasagjerëve të fluturimit privat që solli manjatin në Nju Jork. Ajo u shfaq në “Trump Tower”, disa orë më vonë, gjithmonë shumë elegante me një pallto ngjyrë kremi dhe syzet e diellit gjithmonë të pranishme. Në ato momente bashkëshorti i saj ishte ulur në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Manhatanit disa kilometra më larg.

Pastaj të gjitha gjurmët e saj u zhdukën përsëri. Ajo nuk zbriti nga avioni në Florida. Nuk u shfaq në sallën e festave në rezidencën Mar-a-Lago për të dëgjuar fjalimin e të shoqit, i cili as nuk e përmendi kur falënderoi familjen e tij.

Melania Trump Remains 'Angry' at Donald over Stormy Daniels Drama: Sources

Nëse thashethemet e ndarjes konfirmohen, Trump do të vendosë një tjetër rekord. Ai jo vetëm që do të jetë ish-presidenti i parë amerikan që është paditur dhe arrestuar, por edhe i pari që do të divorcohet. Kjo, jo një pamje e mirë për atë pjesë të votuesve të tij super të krishterë.

Ivanka Trump Closing Fashion Line - Why Ivanka Trump's Fashion Brand Ending

Mungesa tjetër e madhe në Mar-a-Lago ishte vajza dhe ish-këshilltarja e parë Ivanka. Ajo qëndroi në Majami me bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe fëmijët e tyre. Vajza e parë e tij kishte njoftuar pak kohë më parë se donte të bënte një hap prapa nga jeta publike dhe nuk donte ta ndiqte manjatin në aventurën e dytë politike. Të enjten, pas lajmit për aktakuzën, ajo lëshoi një deklaratë të prerë në të cilën tha se “e do babanë e tij” dhe Shtetet e Bashkuara. Por duket se ajo nuk ka folur më me Trump që kur ikën nga Shtëpia e Bardhë. ©LAPSI.al

 



5 Comments

  1. Jepini me keto lajme dhe kam pershtypjen qe do vazhdoni gjate pasi nuk ka per tju dale kurre e keqja… Edhe sorosi do ju kishte zili per keto lajme

  2. Pfffffffff, si mund te ndahesh nga Presidenti i ardhshem i USA!!! Rrena alla lali Eri qe i qihet Ajola me stil kanguri.

  3. Melania po merr hak .Po shkerdhehet ne anen tjeter. Cift qesharak Burri shkerdhen pornostare Gruaja shkerdhehet me bussinesmene

  4. Melania po merr hak Po shkerdhehet ne anen tjeter Cift qesharak Burri shkerdhen pornostare Gruaja shkerdhehet me bussinesmene te tjere

  5. Ka 5 vjet qe riciklohet i njejti lajm sidomos nga tabloided britanike qe shquhen per fake news dhe intriga. Pothuajse ne te gjitha dalhet e Trump kohet e fundit ne kuader te fushates per President Melania ska qene por kjo sdo te thote qe po ndahen o ju ndafsha robt ku ti keni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *