• |
ide | kryesore

PD denoncon: Policia ndaloi pa shkak 3 kandidatë për Këshilin e Vaut të Dejës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Dejës



Partia Demokratike ka denoncuar ndalimin që sipas saj iu është bë sot rreth orës 19:15 tre kandidatëve të PD-së për Këshillin Bashkiak të Bashkisë Vau Dejës, Gjon Marku Kryesues i listes për Anëtar të Këshillit të Bashkisë Vau Dejës, ish Kryetar i Bashkisë Vau Dejës, Ish Sekretar I Këshillit të Qarkut Shkodër, Aleks Prendi, kandidat për Këshillin Bashkiak Vau Dejës dhe Gjin Lazri, kandidat për Këshillin Bashkiak Vau Dejës.

“Të tre kandidatët janë ndaluar nga një patrullë e policisë së shtetit, pa asnjë motiv, pa asnjë arsye, të cilët kanë ndaluar kandidatët e Partisë Demokratike fillimisht në qënder të fshatit Mjedë me preteksin që gjoja nuk jeni ndaluar postobllokut të Policisë gjë që nuk është aspak e vërtet dhe është trillim pasi gjatë aksit rrugor nuk ka pasur asnjë postobllok policie.

Pasi i kanë ndalur në fshatin Mjedë, dhë me pas i kanë lënë të lirë, patrulla e policisë ka ndjekur gjatë gjithë rrugës mjetin me të cilin po udhëtonin kandidatët e Partisë Demokratike, duke i ndalur sërish në qëndër të qytetit të Vau Dejësit. Kjo patrullë, pasi është ndalur mjeti, kanë detyruar Kandidatin për Anëtar të Këshillit të PD bashkë me automjetin e tij të largohet 1 km larg qytetit për ti bërë kontroll fizik.

Një sjellje arbitrare dhe aspak etike, këta punonjës të Policisë së Shtetit kanë shkelur rëndë nenin 94, 110 dhe 116 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, duke kryer verifikime dhe kontrolle të kandidatëve demokratë, me qëllim të qartë intimidimin e tyre. Sjellje të tilla përbëjnë jo vetëm shkelje të rënda disiplinore, me pasojë largimin e menjëhershëm nga detyra, por edhe veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, sipas nenit 248 të Kodit Penal.

Ne i bëjmë thirrje Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshem të Policisë së Shtetit që të reagojnë menjëherë ndaj këtij rasti skandaloz dhe të paprecedentë” – thuhet në deklaratën e PD-së. /LAPSI.al



1 Comment

  1. Kjo duket si “fitore e Pirros” pasi shteti i Kosovës nga çështja mes Telekomit dhe Dardofonetit ka fituar vetëm kostot e gjyqit 1.3 milionë euro ndërkohë që për të njëjtën ka humbur 11.6 mln euro në Gjykatën e Arbitrazhit.Perrallat e tipit salih ne cdo fushate qe lapsi i perdor si lajm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *