• |
ide | kryesore

Skandal, kërcënohen arbitrat Prokuroria nis hetimin: FSHF anulon ndeshjen Kastrioti-Bylis

-Instant, F1, Sport
Kastrioti



Nuk është hera e parë ndoshta, por është e para herë që anulohet zhvillimi i ndeshjes për shkak të kërcënimeve të marra nga arbitrat. Kështu, pas përjashtimit të Tërbunit për shkak të dhunës së ushtruar nga lojtarët pukjanë ndaj asistentit të arbitrit Xhuljo Mani, tani vjen një tjetër rast. Ndeshja Kastrioti – Bylis, në Kamëz, e parashikuar të luhej sot, nuk do të zhvillohet. Lajmin e ka bërë bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një deklarate për shtyp.

“Ditën e djeshme arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar dhe kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente”, thuhet në njoftim. Federata e Futbollit është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale, që nuk kanë pranuar të marrin përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti. Shkak sipas asaj që mësohet janë presionet dhe shantazhet e vazhdueshme, edhe pse nuk përcaktohet se nga cili.

Lexo më tej: Shishet kokës asistentit kanë kosto të rëndë: FSHF përjashton Tërbunin nga kampionati

Deklaratë për shtyp

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja Kastrioti-Bylis e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Kamzës nuk do të zhvillohet.

Ditën e djeshme arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar dhe kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente. Federata e Futbollit është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale. Ata nuk pranojnë të marrin përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti. Shkak për këtë janë presionet dhe shantazhet e vazhdueshme. Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim, apo të denoncojnë ngjarje të tilla.

Të gjendur në këtë situatë, FSHF bën me dije se do të presë deri në fund zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme. Pastaj do të marrë vendimet e duhura për të siguruar ambientin e sigurt në panoramën futbollistike shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *