• |
ide | kryesore

Vrau nusen e vëllait dhe veten, ku e gjeti armēn Roland Sinani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
skene krimi, polici, Vrasja, Skenë, Vlorë



Vràsja e kunatës me armē zjarri në Shkozë dhe më pas e vetes, nga Roland Sinani, ka shtyrë policinë për të hetuar mbi mënyrën se si 43-vjeçari kishte siguruar pistoletēn me të cilën kreu krìmin e rëndë.

Për të zbuluar këtë, hetuesit kanë marrë në pyetje vëllain e Rolandit, Erionin, bashkëshortin e Migenës që u vra nga 43-vjeçari në dhomën e gjumit në prezencë të vajzës së mitur.

Përpara grupit hetimor ai ka rrëfyer se ka patur dyshime se i vëllai i tij mbante armë zjarri.

Pavarësisht këtij dyshimi, por dhe faktit që Roland Sinani kishte shfaqur jo pak herë sjellje agresive, Erioni dhe familjarët e tij nuk rezultojnë ta kenë kallëzuar në polici atë.

Jo zyrtarisht policia thotë se 43-vjeçari, vuante nga probleme të shëndetit mendor, që sipas tyre u bë dhe shkak për krimin e rëndë.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së shtunës ku në banesë në momentin e ngjarjes kanë qenë dy prindërit e autorit dhe vajza e mitur e Migenës, ndërsa bashkëshorti i saj, Erion Sinani punonte shofer taksie gjatë natës, raporton tvklan.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *