• |
ide | kryesore

Spalletti çohet në këmbë për Guardiolën, por batuta nuk i pëlqen Milanit: “Shpresoj ta takoj për një kafe turke”

-Instant, Sport
spalletti



Në konferencën për shtyp para çerekfinales së Champions kundër Milan, Luciano Spalletti sqaroi debatin në distancë me Pep Guardiola: “Shpresoj të kem mundësi t’i bëj këto fjalime me të për një kafe të këndshme turke”. Në prag të ndeshjes Milan-Napoli në Champions League, Spalletti komentoi rrugëtimin e Napolit në Europë: “Ne nuk jemi skuadra që duhet të fitojmë Champions League. As nuk kemi ankth për t’i provuar diçka dikujt. Tashmë kemi bërë historinë e Napolit. Duhet të argëtohemi dhe të kemi atë krenari e forcë që kemi merituar në fushë”.

Tekniku toskan e mbylli mosmarrëveshjen verbale me trajnerin e Manchester City, duke u ngritur në këmbë para të gjithëve: “Pastaj me të shpresoj të kem mundësinë t’i bëj këto diskutime para një kafeje të këndshme turke”. Një referencë e qartë për finalen e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Stamboll. Një mesazh që natyrisht në Milano nuk është se i ka pëlqyer. Luciano pastaj i jep fund edhe përplasjes me Paolo Maldini, në tunelin e stadiumit Maradona: “Nuk mendoj se kam asgjë për t’i thënë Paolos për shkak të vlerësimit që kam për të. Janë gjërat e dhomave të zhveshjes që qendrojë para se të dalin në fushë. Janë gjëra shumë normale”.

HISTORIA RUSE ME MALDININ

Në fundi, Spalletti zbuloi edhe historinë e bashkëpunimit të munguar në Rusi me drejtuesin kuqezi: “Kur isha te Zenit më kërkuan të zgjidhja një drejtues që të më mbështeste. Kërkova një profil ndërkombëtar për t’i dhënë forcë klubit dhe kur i thashë për Maldinin ishin të kënaqur. Më thanë ta kontaktoja, ishin të gatshëm të bënin gjithçka për të. Por ai ishte i zënë me gjëra të tjera dhe nuk pranoi. Kjo është për të theksuar vlerësimin që kam për njeriun dhe për futbollistin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *