• |
ide | kryesore

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Nëse nuk dialogojnë do të hyjmë me forcë në Hipotekë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ashtu siç edhe paralajmëruar banorët e Bërxullës kanë protestuar ditën e sotme përballe zyrave të Hipotekës.

Kjo protestë vjen pasi paralajmëruan Dallëndyshe Bicin se nëse nuk do të merrnin përgjigje për 24 orë do të reagonin sërish, kundër projektit Thumanë-Kashar.

“Këtu pa dhënë ryshfetin nuk mbaron punë. U bëj thirrje të mos vonohen, por të vijnë të flasin me ne dhe të mbarojmë punë. T’u japin shpjegim banorëve në terren sepse ndryshe nuk do të kenë shpëtim”. Kështu ka thënë një prej banorëve.

Gjithashtu ai ka theksuar se paligjshmëritë nuk kanë fund. Banorët kanë kërkuar zgjidhje të menjëhershme pasi nuk do të heqin dorë deri sa të vendoset e drejta.

“Forca është fundi i logjikës, por nëse këta nuk pranojnë dialog do të hyjmë me forcë në Hipotekë”, ka thënë ai.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *