• |
ide | kryesore

Avokati i Valdrin Sahiti reagon ndaj lajmeve për arrestimin e stilistit

Arkiva, F1, Paparazzi



Një ditë më parë u raportua se stilisti i njohur Valdrin Sahiti ishte arrestuar në Stamboll me akuzat për posedim të lëndëve narkotike. Mirëpo, lajmi u përgënjeshtrua menjëherë nga avokati i tij , Besnik Berisha i cili në një deklaratë për Telegraf u shpreh se ka ndodhur një ngatërresë.

“Nuk janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar për Valdrinin sot. Ndaj tij nuk është inicuar asnjë precedent penal dhe nuk është ndaluar nga autoritetet turke. Ai ndodhet në Dubai, ku po vazhdon aktivitetet e tij biznesore. Valdrini ka pasur një çantë dore të cilën e ka harruar në aeroport dhe gjatë udhëtimit të tij i ka rënë ndër mend dhe e ka kërkuar çantën që ta marrë mbrapsht. Sigurisht që stafi i aeroportit e kanë konfirmuar që çanta është e tij dhe ia kanë dërguar më pas mbrapa”, tha Besnik.

Por sërish dhe sot ai ka hedhur poshtë raportimet se stilisti  ndodhet në paraburgim në Turqi.  “FAKE NEWS! Me shumë respekt për punën e secilit medium dhe koleg gazetar, lajmet e mëposhtme jemi të detyruar t’i denoncojmë si FAKE News sepse të tilla janë!Mos u besoni!”, tha avokati. Nga ana tjetër Sahiti nuk ka reaguar ndaj situatës dhe ka postuar në llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale disa punime të tij dhe takime të zhvilluara në Dubai./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *