• |
ide | kryesore

Dhuna barbare nga i dashuri/ 28-vjeçarja: Tentova të vrisja veten, tmerri nisi që në Gjermani

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Dhuna



28-vjeçarja që u mbaj peng dhe u rrah rëndë nga i dashuri i saj në Tiranë, ka treguar sot për SYRI TV se si nisi dhuna e tmerrshme ndaj saj nga Gleard Gusholli. Po ashtu, ajo deklaroi se ai ishte përdorues i kokainës.

Në një intervistë, vajza tregoi:

Unë kam ardhur më 1 prill këtu (nga Gjermania) për të bashkëjetuar me Gleardin. Java e parë ka kaluar mirë, nuk jemi zënë; kemi sistemuar shtëpinë tonë.

Javën e dytë kam parë tmerr me sy, kam parë vdekjen me sy. Më ka kërcënuar “do të hedh në lumë, do të marrë kushëririn tim në telefon tani e do të hedh në lumë, s’do të të nxjerr nga shtëpia…”

Unë vetë kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e duroja dot më. Më gjuante me shkelma, me grushta në kokë, në fytyrë, në trup. Më gjuante me një farë, me një shkop që ishte me gozhda në të gjithë trupin, më nxirrte thikën e ma mbante te trupi, te këmba. Më thoshte do të ta çaj barkun.

Gleardin e njoha në spital në Gjermani ku punoja si infermiere. Duke qenë se nuk dinte gjuhën, më caktuan mua të kujdesesha për të. Kështu nisi njohja jonë. Më pas filluam bashkëjetesën në një banesë pranë banesës së prindërve të mi”.

Vajza ka lindur në Gjermani, ku prindërit e saj kanë shkuar si emigrantë gati 30 vjet më parë.

“Ai u arrestua në Austri dhe pas burgut u kthye në Tiranë. Ne nisëm të komunikonim sërish dhe unë lashë gjithçka dhe erdha në Tiranë. Në momentin që erdhëm këtu u bë obsesiv dhe kontrollonte gjithçka timen. Vendosi të më mbante peng në banesë dhe më ka dhunuar në mënyrë barbare. Më ka goditur me këmbë të karriges, më ka kërcënuar me thikë, më ka shantazhuar se do bënte disa video që ai nën dhunë dhe presion kishte filmuar ndërsa isha në dush. Kam tentuar të hidhem dhe nga kati i pestë. Ai më tha që dua që të vuash, jo të vetëvritesh”. 

28-vjeçarja tha se sapo të ketë mundësi të udhëtojë, do të largohet.

“Kushërira e Gleardit më ka ndihmuar të dilja nga shtëpia. Kunata na pa tek ashensori dhe më tha ‘çfarë të ka bërë vëllai im kështu’. Por kur zbritëm tek ambulanca, ajo dhe kushërira e tij thanë që nuk e njohim, e gjetëm në rrugë dhe në spital kam ardhur me ambulance”. 



5 Comments

  1. Ky Galloshi mua më ngjane shume me atë Hoxhen e Prizenit, Mazllam Mazllami. Ka të njëjten mentaliteti primitive barabar Turko islamike, Talibane, që duhet të zhduken nga trojet Shqiptare, dhe nga Evropa.

    1. Po keto gocat sot e mendojne me ke lidhen ? Apo thjesht te jete simpatik te kete edhe nje makine nuk rendsi mendja apo karakteri sot duhet ta njohesh mire pa mund ti besosh jeten dikujt me te tille njerzish ky eshte minimumi i asaj qe pritet Njerez pa te ardhme

  2. Kjo ndodh kur lidhesh me psikopatë narcisistë dhe nuk njeh karakteret. Ky është lloji më i keq i njeriut, këtij kallëpi i përket edhe Rama.

  3. Domethene ai kishte rene ne burg dhe ti goce shkove dhe u lidhe me te? Por a te shkoi mendja te kuptoje perse ai kishte rene ne burg? Nuk besoj se ne Austri te fusin ne burg vetem sepse nuk ke paguar energjine elektrike. Me siguri ka kryer ndonje krim prandaj edhe nuk e lejojne te hyj ne zonen Schengen.
    Ndersa ti goce, ke pranuar te rrish me nje njeri te tille!!?
    Shume zgjedhje e mencur… Ec e mos na caj t…n neper media sepse femrat si ti mjafton ti shohin cunat e bukur (i bukur i thencin sepse ai mashkull as i bukur nuk ishte) dhe me leke dhe direkt e lidheni.
    Keto jane pasojat e zgjedhjes tende! Edhe aq e ke pak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *