• |
ide | kryesore

Juventus, zona Champions bëhet një mirazh: Allegri shpreson te Coni e Europa League

-Instant, Sport
Juventus



Pas humbjes së shëmtuar në Sassuolo, është koha që Juventus të bëjë llogaritë me realitetin. Ajo që dukej se mund të bëhej një rikthim legjendar në top 4, përfundoi papritur me dy humbje radhazi. Skuadra e Allegri u rrëzua në dy transfertat ndaj Lazio e Sassuolo. Për momentin, një vend në Champions në sezonin 2023/24 është pak më shumë se një mirazh për bardhezinjtë. Juventus ka vetëm dy rrugë për të vazhduar ëndrrën. E para kalon përmes anulimit të 15 pikëve të dënimit në renditje në Coni. E dyta, të fitojë Europa League.

Në të dyja rastet, ajo që sapo ka filluar do të jetë një javë vendimtare për fatet e Max Allegri dhe skuadrës së tij. Të mërkurën Kolegji i Garancisë Coni do të prononcohet për dënimin e vendosur nga Gjykata Federale e Apelit. E, natyrisht, shoqëria uron që ankimimi i paraqitur të pranohet plotësisht. E gjitha në pritje të lajmeve nga Prokuroria Publike për linjën e dytë të hetimit, atë për manovrat e pagave. Kjo do të thotë kërcim në vendin e tretë, në një kuotë prej 59 pikë, duke lënë 8 pikë prapa Interin e vendit të pestë.

Lexo më tej: Video/ Juventus, humbja e dytë radhazi: Fagioli gaboi në golin e Defrel, u zëvendësua e shpërtheu në lot në pankinë

PAS VENDIMIT, ÇEREKFINALJA E KTHIMIT

Pas kësaj, të enjten në mbrëmje, skuadra do të dalë në fushë në Lisbonë për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Europa League kundër Sporting. Duhet të mbrohet barazimi 1-0 në Stadium për të fituar vendin në një gjysmëfinale europiane. Një arritje që ka munguar prej 6 vitesh. Në këtë rast, bardhezinjtë mund të vazhdojnë ndjekjen e ëndrrës së ngritjes së një trofeu që do të thoshte kualifikimin direkt në Champions. Gjithsesi, entuziazmi me të cilin bardhezinjtë do të prezantohen në “José Alvalade” nuk mund të mos ndikohet nga vendimi i një dite më parë, për mirë apo për keq.

Java e zjarrtë e Juventus do të përfundojë të dielën në mbrëmje në Stadium kundër Napolit. Ëndrra e tifozëve bardhezinj është të hakmerren për 5-1 e rëndë në ndeshjen e parë. Por përpara se të mendojnë për napolitanët, duhet të fokusohen te pengesat e tjera brenda dhe jashtë fushës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *