• |
ide | kryesore

“Vjedhje ndaj Partizanit, në Laç si Afganistan” Presidenti Demi akuza arbitrit Xhaja e paralajmërim FSHF-së

-Instant, F1, Sport, Video
Demi



Shumë minuta për të kontrolluar me VAR atë që më pas u vlerësua si gol i rregullt e asnjë qartësi. Barazimi i Laçit në ndeshjen me Partizanin, në fundin e pjesës së parë, ka lënë shije të hidhur te të kuqtë. Pas fjalëve të teknikut Colella e analizës së moviolistëve në studiot televizive ka ardhur edhe reagimi i presidentit Gazment Demi: “Nuk e kam dëgjuar deklartën e trajnerit Colella dhe kam bërë gabim. Ndoshta Laçit, ngaqë iu bë një hile me Krujën, donin ta mbulonin sot. Terreni ishte si në Afganistan. Një gol ndikon gjithçka”.

Lexo më tej: Video/ Laçi shemb Partizanin me tris golash e i jep asist për titullin Tiranës: suksesi i dytë radhazi me përmbysje i Nicës

Numri 1 i klubit pastaj fundosi goditjen ndaj arbitrit Juxhin Xhaja, duke i kujtuar një precedent tjetër të disfavorshëm: “Ky Xhaja para 1 jave ishte në Durrës. I nxorri karton të verdhë lojtarin tonë që mos luante në ndeshjen pasardhëse. Unë kam të drejtë të dyshoj. Sot më duket një vjedhje ndaj Partizanit”, tha Demi, duke paralajmëruar edhe Federatën Shqiptare të Futbollit të ketë kujdes me Partizanin. “Kuptova që Partizanit sot i kanë rënë në qafë, nuk kam çfarë flas më shumë. Në Laç ishte si në Afganistan. I bie që duhet të sillem edhe unë te fusha e Partizanit si në Afganistan, por fytyra ime nuk e lejon këto. Shpresojmë t’ia kenë larë Laçit borxhin që i kishin duke goditur Partizanin. Do më vinte shumë keq po të qe e sistur kjo punë. Diçka nuk shkon” e përfundoi mesazhin e tij Demi.

PËRMBYSJA NË LAÇ

Partizani u mund 3-2 në shtëpinë e Laçit, pasi kaloi i pari në avantazh. Da Silva realizoi me penallti avantazhin, faull i portierit ndaj vetë brazilianit. Krubinasit u kthyen në fundin e pjesës së parë me golin e Guindo, që të kuqtë pretendojnë se ishte i parregullt. Në pjesën e dytë pastaj, Shkurtaj e Guindo vunë në siguri rezultatin. Goli i Mba dy minuta nga fundi nuk e ndryshoi dot rrjedhën e ndeshjes dhe Tirana tani është +5.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *