• |
ide | kryesore

Bargiggia injoron Max Allegri dhe sulmon ish-presidentin Agnelli: “Kur shoh Juventus më vjen për të vjellë”

-Instant, Sport
Bargiggia



Paolo Bargiggia nuk ka shumë simpati për Max Allegri dhe veçanërisht për mënyrën se si tekniku e bën Juventusin e tij të luajë. Të shumta kritika që gazetari i drejton teknikut bardhezi, që tashmë e konsideron të “mbaruar”.

Në një postim të fundit në Tëitter, për t’iu përgjigjur një ndjekësi, Paolo Bargiggia foli për lojën e shprehur në fushë nga Juventus. Një mënyrë loje që nuk e kënaq aspak gazetarin e njohur italian. Madje, ai nuk hezitoi të përdorte fjalë të forta për të nënçmuar punën e Msssimiliano Allegri: “Kur shoh lojën e Juventus më zë gjumi dhe madje më vjen pak për të vjellë”.

Në fakt, nuk është vetëm Juventus si klub në shënjestër të gazetarit. Bargiggia ka sulmuar edhe ish drejtuesit, e në veçanti Andrea Agnelli. “Kur pashë se çfarë bëri Andrea Agnelli në menaxhimin e viteve të fundit, ndihem edhe më keq”. Një marrëdhënie e komplikuar e gazetarit me klubin më të titulluar në Itali, për sa kohë që Massimiliano Allegri është në pankinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *