• |
ide | kryesore

Tritoli në Tiranë/ Nuk ka paqe për armiqtë e Ervis Martinajt

-Instant, Kryesore, Lajme



Që prej Gushtit të vitit të kaluar, nga Ervis Martinaj nuk ka asnjë gjurmë. Por kjo nuk do të thotë se ka paqe për armiqtë e tij.

Mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës 03:00 të mëngjesit banesa e Muhamet Dukës, babai i Leonard dhe Elis Dukës ka shpërthyer me tritol. Fatmirësisht nuk pati viktima dhe as të plagosur pasi në këtë shtëpi nuk banonte njeri prej vitesh. Lënda plasëse ishte vendosur gjatë natës në derën e banesës në zonën e Freskut, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore.

Shpërthimi mund të ketë qenë një paralajmërim për vëllezërit Duka, që njihen për armiqësinë e tyre me Ervis Martinajn.

Konflikti Duka-Martinaj

Më 14 shkurt të këtij viti, Leonard Duka u arrestua nga autoritetet belge në Bruksel pasi iu gjend një armë zjarri në banesë dhe një sasi e konsiderueshme parash. Duka akuzohet nga prokuroria se është përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, mik i afërt i Ervis Martinajt. Më parë vëllezërit kanë qenë në krye të një grupi, që kishte një rrjet të konsiderueshëm të kazinove dhe të pikave të basteve para vitit 2018. Gjatë një periudhe kohe kanë qenë edhe ortakë me Martinajn.

Por mosmarrëveshjet në biznesin e kumarit kanë çuar në përplasje. Dy grupimet janë konfliktuar deri në tentativa për eleminimin e njëri-tjetrit.

Në vitin 2019, prokuroria zbuloi një plan të detajuar për eliminimin e Ervis Martinajt. Vrasja do të kryhej jashtë vendit, pas informacioneve që grupi kishte marrë nga punonjësja e një agjensie turistike që ishte e informuar për fluturimet e Martinajt në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.

Pamje nga lokali i Fatjon Muratit ku u qellua me bresheri plumbash

Goditja e dytë pas të shtënave në lokalin e Fatjon Muratajt

Shpërthimi me tritol në shtëpinë e Muhamed Dukës pason të shtënat me armë në drejtim të lokalit të Fatjon Muratajt. Të dyja ngjarjet i lidh armiqësia me Ervis Martinajn.

Lexo edhe: Sulmi në “Don Bosko”/ Kreu i SPAK: S’mund të them u ngjall apo jo Vis Martinaj

Në datën 13 Mars në lokalin e Fatjon Muratajt u qëllua me breshëri armësh nga një mjet në lëvizje. Aty e mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona të tjerë. Pavarësisht se policia nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen, u zbulua se Fatjon Murataj ishte mes të dyshuarve të prokurorisë për masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku u ekzekutua Brilant Martinaj (nipi i Ervis Martinajt) Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.

Mes emrave që organi i akuzës kërkoi të pyeten ishin Gentian Reçi, Endrit Dokle, dhe Ramazan Rraja.

Çfarë ndodhi pas zhdukjes së Ervis Martinajt

Në Gusht të vitit 2022, Ervis Martinaj u zhduk pasi shkëmbeu disa mesazhe me familjarët e tij ku paralajmëronte kontrolle nga policia. Xhaxhai i tij, Faik Martinaj denoncoi në polici zhdukjen e nipit që ishte shpallur në kërkim nga policia për porosinë e një vrasjeje tek i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani.

Martinaj shoqërohej nga ish-polici i operacionales Driton Lami që nuk ka pranuar të rrëfehet në qeli, pas një bisede që pati me Gledis Nanon, drejtorin e policisë së shtetit që më pas u shkarkua. Sipas familjarëve të Ervis Martinajt, ai është vrarë nga një bashkëpunim i disa bandave me mbështetje politike dhe financiare.

Zhdukja e Martinajt pasoi ekzekutimin e disa miqve të tij, si ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj, Klisman Preçi dhe disa të tjerë të plagosur. Forcat RENEA kanë kryer disa kontrolle në banesën e Ervis Martinajt dhe kanë sekuestruar disa pasuri të tij./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *