• |
ide | kryesore

Banorëve protestues të Bërxullës iu premtohet çertifikimi i pronave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar një komunikim për mediat pas një takimit të zhvilluar në Kadastër, me drejtorin.

Kryeplaku i fshatit Bërxullë, Muharrem Koni theksoi se pas 7 muajsh protestë, banorëve iu premtua nga Hipoteka se banesat dhe pronat do të certifikohen.

“Folëm për problematikat që hasen, dolëm në përfundimin se t gjithë banorët që kanë bërë aplikim për banesat dhe pronat do të certifikohen edhe ato që nuk kanë bërë aplikimin, janë brenda kohës për të bërë aplikimet dhe certifikuar pronat. Pas 7 muajsh tashmë kemi gjetur një zgjidhje, pasi do të kenë pronat e certifikuara dhe banesat e certifikuara. Tani se çfarë bëhet me gjurmën e rrugës dhe pjesës tjetër, i takon atyre. Nga ana e Hipotekës jam i kënaqur nga ajo çfarë u premtuar”, tha ai.



1 Comment

  1. Kane takuar drejtorin ????? Drejtori qe keta kane takuar eshte nje kukull qe nuk ka kellqe, jo se nuk do por nuk do e lene te beje asgje. Pretendimi kryesor i ketyre banoreve ka qene ceshtja e tokes qe u eshte vleresuar jo si Truall por si toke Are. Zeri Kadastral nga Are ne Truall ndryshohet vetem me VKM (Vendim i Keshillit te Ministrave dhe jo me urdher drejtori). Me pak fjale i kane fut kollaren me i percjelle. Nese nuk behet me VKM (dhe kjo detyrimisht duhet te behet ne shkalle Republike pasi kthehet ne precedent) ketu do jemi prape dhe do shohin te gjithe qe ky pella i gjate i ka fut kollaren me nje drejtoruc

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *