• |
ide | kryesore

PD kërkoi çregjistrimin e kandidatit të PS në Mallakastër, KAS e rrëzon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
PD



Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar një kërkesë të Partisë Demokratike për të mos regjistruar kandidatin e Partisë Socialiste në Mallakastër, Qerim Ismailaj.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa tha se Ismailajt ende nuk i ka përfunduar afati i ndalimit për të kandiduar në zgjedhje, pas një dënimi të marrë nga gjykata.

“Dispozitat ligjore pengojnë Qerim Ismailjan të kandidojë për Bashkinë e Mallakastrës. Në 2025 mund të kandidojë ky zotëria sipas ligjit, tani nuk mund të kandidojë dot. Duhet të kandidojë pasi të mbarojë 2-vjeçarin e ndalimit që parashikohet në ligj. Në 2022 doli falsifikator, u dënua në gjykatë. Ky nuk është për verifikim, ky është për tu ndaluar për të kandiduar. Është dënuar me 6 muaj burgim, në bazë të ligjit nuk duhet të kandidojë. Kur ti mbarojë periudha e ndalimit le të vijë të votohet”, tha përfaqësuesi i PD-së.

Pavarësisht pretendimeve të PD-së, KAS e rrëzoi kërkesën si të pambështetur në ligj.



5 Comments

  1. Sali Berisha është tërësisht i varur prej tij në këto zgjedhje, duke qenë se ka hyrë në siglën e PL, por edhe pas zërave se ish-kryeministri nuk ka të ardhme, pas sanksioneve ndërkombëtarët, sidomos shpalljen “non grata” nga Britania e Madhe dhe SHBA. Kështu që nisur nga kjo situatë që e favorizon disa, Meta po punon fort në prapaskenë për të dobësuar Berishën dhe fuqizuar veten e tij.Goditjen e fundit salihu do e marre nga spiuni ilir metaj.duroni e do shikoni o shpellkare

  2. Ilir Rusmajli: Duhet të jemi të qartë. Fakti që politikisht koalicioni udhëhiqet nga Berisha është publike, por po flasim për raportin juridik. U trembëm dhe thamë mos është mbledhur forumi është shkarkuar Ilir Meta dhe është vendosur Sali Berisha. E eliminojmë, se raport juridik me Berishës dhe Partisë së Lirisë nuk ka

    1. Vazhdoni dhe bjerini legenit ju të paemër patronazhista.Berisha si gjeni ka për t’ua bërë jetën të vështirë juve qe akoma nuk po kuptoni po luan siç di ai të luajë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *