• |
ide | kryesore

“Na jep paratë”Morën peng dhe dhunuan 47-vjeçarin, pranga të riut në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit


Morën peng e kanosën dhe e dhunuan 47-vjeçarin, pasi i kërkonin një shumë parash , falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, vihet në pranga 35-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte marrë me forcë nga 2 shtetas të tjerë, nga vendparkimi i një lokali në Kombinat, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të këtij rasti.Si rezultat i reagimit të menjëhershëm  të shërbimeve të Policisë, u identifikuan 2 autorët e dyshuar, u kap dhe u vu në pranga njëri prej tyre, shtetasi A. B., 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim bashkautori i dyshuar, vëllai i 35-vjeçarit, shtetasi F. B., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, kanë marrë me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, shtetasin Gj. F., 47 vjeç, e kanë kanosur dhe e kanë dhunuar atë, me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash.


2 Comments

  1. Koken thyefshin.E qelben Tiranen keto te rretheve.Cpaskan qene per droge ,prostitucion e lloj lloj pislliqesh.luli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *