• |
ide | kryesore

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurores Rozeta Qirjaqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të enjtes më 20 prill vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-prokurores së Apelit Korçë, Rozeta Qirjaqi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Natasha Mulaj, pas përfundimit të gjykimit të ankimit të Qirjaqit në dhomë këshillimi.

Rozeta Qirjaqi u shkarkua prej Komisionit më 8 korrik 2020 pasi u konkluduan probleme në kriterin e pasurisë dhe atë të figurës.

Rozeta Qirjaqi e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 dhe punoi si prokurore në Prokurorinë e Korçës. Në vitin 2008, ajo u emërua prokurore e Apelit të Korçës, detyrë që e kreu deri para vendimit të KPK më 8 korrik 2020.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *