• |
ide | kryesore

Beogradi ironizon zgjedhjet në veri të Kosovës: Kanë votuar vetëm disa serbë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
serbë Vuçiç



Teksa vijon procesi i votimit në 4 komunat në veri të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se deri në ora 13:00 në zgjedhje kanë dalë vetëm disa serbë. 

“Sot po mbahen zgjedhjet në veri të Mitrovicës. Synojnë të vendosin në pushtet ata që nuk mund të marrin një apo dy vota, që nuk jetojnë në veri. Mund t’ju them se deri më tani kanë dalë vetëm disa serbë, nuk e kam tepruar, janë disa serbë në të katër komunat”, tha Vuçiç.

Ai theksoi se serbët “nuk duan dikë tjetër dhe t’i shërbejnë interesave të tyre, por që serbët duan t’i shërbejnë interesave të tyre dhe duan paqe me të gjithë”.

Duke shpërndarë fotografi të disa vendvotimeve në veri të Kosovës, edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se ato përshkruajnë në të vërtetë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike”, të mbështetura nga komuniteti ndërkombëtar.

“Zgjedhje – të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe me mjete të blinduara! Kjo është Evropa në shekullin 21. Kjo tashmë bëhet normë e re demokratike, e prezantuar dhe e mbështetur nga krijuesit e Republikës së Kosovë”  – shkroi Bërnabiç në Twitter.

Zgjedhjet e parakohshme lokale po mbahen sot në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka instaluar kontejnerë, që shërbejnë si qendra votimi, pasi strukturat lokale, të mbështetura nga Serbia, nuk kanë lejuar hapjen e shkollave si qendra të rregullta votimi.

Në zgjedhje nuk është duke marrë pjesë Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila, sikurse Beogradi zyrtar, ka bërë thirrje për bojkotimin e gjithë procesit. Kusht i tyre për pjesëmarrje ka qenë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe tërheqja e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i vendit. Me gjithë kundërshtimet e Beogradit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë mbështetur zhvillimin e procesit zgjedhor në veri.

Zgjedhjet e parakohshme po mbahen pasi kryetarët e këtyre komunave – të gjithë nga radhët e Listës Serbe – kanë dhënë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës. /LAPSI.al

 



2 Comments

  1. Nuk duan te votojne dhe ske se cfare ju ben fare.
    Shikoni tani kur te mblidhen te gjithe dhe te organizojne nje referendum ne veri per tu shpallur krahine autonoime ne kosove. Pas autonomise , shkohet tek shkeputja perfundimtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *