• |
ide | kryesore

Bojkotohen zgjedhjet në veri të Kosovës/ Deri tani ka votuar më pak se 1%

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
zgjedhjet



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e parakohshme lokale në komunat veriore deri në orën 11:00 ka qenë mjaft e ulët.

Leposaviç: 28 votues apo 0.21%

Zubin Potok: 65 votues apo 1%

Zveçan: 29 votues apo 0.41%

Mitrovicë e Veriut: 191 votues apo 1.05%

Të drejtë vote, sipas KQZ-së, kanë 45.095 qytetarë. Në garë janë 10 kandidatë, prej tyre vetëm Sllagjana Pantoviq e komunitetit serb, e cila garon si e pavarur për kryetare të Zveçanit. 

Pjesëmarrja, megjithatë, pritet të jetë e ulët, pas thirrjeve të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – Lista Serbe – për bojkotimin e procesit. Kjo parti ka kërkuar fillimisht formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë – për të cilën gjë Prishtina dhe Beogradi janë pajtuar dhjetë vjet më parë – dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i vendit. Në qëndrimin e saj, ajo ka pasur mbështetjen e Beogradit.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe. /LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *