• |
ide | kryesore

Berisha: Përfaqësuesit e Ramës, një grup mafiozësh lokalë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj kryesocialistit Rama në një takim me banorë të Shijakut. Berisha tha se përfaqësuesit e PS-së janë “një sekt i Rilindjes” dhe “mafiozë lokalë”.

“Ky sekt i rilindjes paraqet para jush kandidat të stazhionuar në vjedhjen e qytetarëve, në vjedhjen e taksave të qytetarëve, në injorimin e plotë të problematikave të tyre. Sot kandidatët e sektit të rilindjes dalin që të gjithë nga bodrumi i Edi Ramës. Emërohen pa përjashtim mbi bazën e valixheve me euro, që i dorëzohen atij dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe që në fakt në çdo cent ua kanë vjedhur qytetarëve të bashkive të vendit.

Sot përfaqësues të Edi Ramës, janë një grup mafiozësh lokalë, të cilët me qëndrimet e tyre, me vjedhjet e tyre, të taksave, të burimeve natyrore lanë në vendnumëro zhvillimin” – tha Berisha që më pas vlerësoi kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

“Kandidatët tanë janë kandidatët që mishërojnë vlerat tuaja më të mira. Janë kandidatë që burojnë nga ju, kanë ardhur nga ju, me standardin më të mirë të demokracisë, me votën tuaj” – tha Berisha që 14 majin e cilësoi një ditë të madhe në histori.

“Edi Rama po gënjen kudo sot, pasi ngriu rrogat për 8 vite dhe çmimet u rritën në mënyrë të pandërprerë, vetëm nga vjet gjer sivjet secili prej jush ka shpenzuar për ushqimet 430 mijë lekë më shumë në vit. Ka shpenzuar pra një rrogë më shumë, dy pensione më shumë. Kurse ai, shëtit me avion me dhomë gjumi luksoze, 22 mln euro udhëtime. Blen vazo druri 4 mln euro, sepse duhet të shplodhë sytë, zotëria e tij. Ai ndërton shkolla me 6 milionë euro, rindërton shkolla me 7 mln euro.

Bashkiaku i tij Erion Veliaj deklaron se ka mbjellur 1 mln pemë, në një kohë që 1 mln pemë janë një pemë nga 600-900 hektarë. Ka vjedhur çmimin e 1 milionë fidanëve. Ka blerë pishëm 5500 euro. Hajdutë si këta nuk ka parë toka. Por kjo vjedhje shkatërroi ekonominë shqiptare, shkatërroi të rinjtë shqiptarë” – tha Berisha. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Adriana Kalaja, zyrtarja e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha ka falsifikuar foton e Evi Kokalarit.

    Ka qenë vetë Kokalari që ka demontuar falsifikimin e fotografisë duke publikuar atë realen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *