• |
ide | kryesore

Konfiskimi i ndërtimeve me VKM, zbulohet kur do të mbahet seanca e radhës në Kushtetuese

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kreun, qeverisë



Seanca e radhës e Gjykatës Kushtetuese për padinë e 28 deputetëve të PD, kundër VKM për konfiskimet, do të mbahet në datën 2 maj, në ora 10.00.

Kujtojmë se seanca e sotme u shty për faktin se shumica e anëtarëve të Kushtueses, i kërkuan deputetëve të PD-së, që të paraqesin një autorizim se pranojnë të përfaqësohen nga avokati Marash Logu, gjatë shqyrtimit të kërkesës së tyre.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj u shpreh se në mungesë të këtij autorizimi, zhvillimi normal i seancës mund të bëhet edhe me prezencën e të gjithë deputetëve firmëtarë.

Kërkesa e Kushtetueses duket si një manovër për të zgjatur më shumë marrjen e një vendimi për shkak se nëse do të konsiderohej një çështje shumë e rëndësishme prezenca e 28 deputetëve, ose firmosja e autorizimit prej tyre mund të ishte kërkuar që në seancën paraardhëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *