• |
ide | kryesore

Dënohet reperi amerikan, punonte për shërbimet kineze

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
reperi



Reperi amerikan Pras Michel, dikur fitues i çmimit “Grammy” me grupin Fugees u shpall fajtor nga një gjykatë për komplot kundër qeverisë amerikane duke punuar në shërbim të qeverisë kineze. Lajmin e raporton CNN. Ai rrezikon tani deri në 20 vite burg. Artisti dyshohet se ka ndihmuar autoritetet e Pekinit të kenë akses tek zyrtarët e lartë amerikanë madje deri tek kontaktet me dy presidentët, Barack Obama dhe Donald Trump.

Sipas aktakuzave, këngëtari dyshohet se ka tentuar të “krijojë lidhje” në emër të qeverisë kineze dhe biznesmenit malajzian Jho Low. Reperi u shpall fajtor për komplot, dhënie ryshfeti dëshmitarëve dhe lobim të paregjistruar në emër të një qeverie të huaj.

Gjatë dëshmisë së tij javën e kaluar, Michel tha se mori rreth 20 milionë dollarë nga Low në vitin 2012, për të “bërë një foto me Obamën”. Më pas reperi do të kishte përdorur të paktën 800 mijë dollarë për të financuar fushatën zgjedhore të ish-presidentit amerikan përmes një sërë donatorësh. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *