• |
ide | kryesore

Gishti i mesit i Belindit, si shenjë ndarëse mes Ramës dhe Veliajt

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
gishtat e belos rama veliaj



Një poster i Belind Këlliçit, që ka mbushur shumë nga akset e kryeqytetit, është shndërruar në një debat të fortë mes moralistëve ortodoksë që mbrojnë Veliajn dhe njerëzve normalë. Të parët shohin tek dy gishtat e mesit të ngritur lart, të shoqëruara me sloganin “kështu i drejtohem korrupsionit”, një skandal të vërtetë, që i vë në siklet prindërit që nxjerrin fëmijët në rrugë, që përbuz zgjedhësit të cilëve u drejtohet, që tregon papjekuri, arrogancë dhe rrugaçëri. Për të tjerët, pavarësish nëse ndahen për efikasitetin apo efektin boomerang të këtij posteri, aty nuk ka ndonjë skandal.

Këto dy rryma i kanë përfaqësuar më së miri edhe dy zëra të fortë në opinionin publik si Carlo Bollino dhe Fatos Lubonja. I pari i kushtoi kësaj ngjarjeje një editorial ku, me tone prej purtitani të virgjër, shkruan: “Belind Këlliçi beson se mund të fitojë votën e shqiptarëve duke i sharë. Një gjest që nuk ka nevojë për asnjë interpretim për t’u kuptuar, edhe nëse ai ka tentuar ta sfumojë si bëhet me skena porno kur transmetohen jashtë ambjenteve të mbrojtura. Një akt përbuzje totale ndaj kujtdo që e sheh dhe si rrjedhojë edhe ndaj kujt, me të ngjarë, e voton. Ja pse mjiëra dhe mjëra njerëz, duke perfshirë komunitetet fetare, institucionet e pavarura dhe shumë mbeshtetës politikë të tij, u skandalizuan“. pretendon Bolino në editorialin e tij.

Posteri polemik i Belin Këlliçit

Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, qytetarët të irrituar: Ç' kandidat është ai? Mjerë populli! Humb shumë pikë - Shqiptarja.com

Ndërsa i ftuar në emisionin “Open”, Fatos Lubonja nuk pa në asnjë skandal në faktin që zgjidhem simbole të forta për të dhënë sinjale kundër korrupsionit. Në një debat me Dritan Hilën, që e quante këtë një akt rrugaçëror ai nxori foton e një vepre artistike, të vënë në qendër të Milanos, ku një statujë me gishtin e mesit ngritur lart, ishte vendosur përballë godinës së bursës, si reagim ndaj të këqijave të kapitalizmit financiar. Vepra e skulptorit Maurizio Catalan qëndron prej dhjetë vitesh në një nga sheshet e rëndësishme të qytetit, duke sfiduar të gjithë ata që janë “skandalizuar” prej saj. Pra edhe gishtat e Belos, Lubonja nuk i shikonte si moralistët kokëtrashë, por si përdorim të një gjuhe simbolike.

Vepra e Maurizio Cattelan para bursës së Milanos

Ky është ndoshta një nga rastet e pakta në histori kur Fatos Lubonja mendon ngjashëm me Edi Ramën. Kur u pyet për “gjëmën” e gishtave të Belos, shefi i rilindjes e evitoi të hynte në këtë polemikë. Këto janë gjëra që mua s’më bëjnë shumë përshtypje tha Rama“, duke vënë theksin te problemi shumë më i madh që ka sipas tij Këlliçi, ai se po shërben si parfum për të mbytur kudërmimin e Berishës dhe Metës. Natyrisht, sado mëkate që të ketë, Edi Rama nuk është as idiot as injorant që të ‘skandalizohet’ nga përdorimi i simboleve në komunikimin politik. E para si ish pedagog i arteve të bukra ai i njeh veprat e artisëve të mëdhenj me gishtin e mesit e nuk mund të flasë për to me të njëjtën gjuhë që përdorin aktorët e paguar nga Veliaj. E dyta ai është politikani i votuar menjëherë pasi i dolën fotot lakuriq në një plazh publik të Francës dhe nuk i lejon vetes të rreshtohet me kryqëtarët e moralit të rremë. Prandaj ai tha se nuk i bën përshtypje gishti i mesëm që Belo i drejton edhe atij vetë si i korruptuar.

Rama ne rini ne plazhet e Frances

Të përkëdhelëm në një vend që s'thuhet”, analisti ironizon Ramën: Lakuriq nate i plazheve perëndimore - Politike

Por, krejt ndryshe reagoi njeriu i propagandës bazike, i mendimit të limituar dhe i fjalorit të kufizuar në 300 fjalë, Erion Veliaj. Boll të shikohen videot për të krahasuar injorancën dhe mentalitetin. Lali përdor disa herë togfjalshin “turp i madh” dhe me një pacipësi idioteske shton dhe frazën: “të nxjerrësh gishtin e mesit në 2023” sikur po ta bëje 10 apo 17 vite më parë do qe turp disi më i vogël! Ai e çoi në skaj ligjërimin e tij për trushkulurit kur tha: “një njeri i pjekur nuk tregon gishtin e mesit në 2023, për të kërkuar vota“.

Pra, gishti i mesit i Belos drejtuar korrupsionit, nuk shërbeu për të rihapur debatin vetëm mbi këtë plagë të shoqërisë shqiptare, por edhe për të vizatuar një vijë ndarëse mes demagogëve të moralit bosh dhe atyre më mendje të hapur në mjedisin tonë. Ai shërbeu gjithashtu për të nxjerë në pah edhe hendekun e formimit kulturor në rilindje, mes shefit aktual dhe trashëgimtarit kokëbosh. 

©Lapsi.al



27 Comments

  1. Belind jevgu i frustrum ter jeten se e kan kap me shpulla mendon se jeta partiake i jep platforme per te marre revansh kunder atyre qe e kane perbuzur ter jeten si te lodhur. Prape vemje mbetet
    Vemje eshte edhe velia.
    Mos u merrni me kta bythqira o njerez. Votoni ke te jete, arlindin, endrin, dreqin vete vetem kta sumce partish jo

    1. Sidoqoftë Belo e kuptoi që e dhjeu dhe e ndërroi posterin….
      Shqiptarët nuk e kanë me gishtin e mesit përpjetë sharjen.
      E bëjnë me gishtin e mesit të përkulur, dëk-dëk-dëk…

    2. Alidemsi nga Mallakastra qe ben thirrje te votohen organizata marksiste qe anetaresine e saj e kane ne shumice me bythqira e lezbike del e thote Belindit bythqir. O tempora o mores🤮.

  2. Lali Eri I ka te fituara zgjedhjet per kryetar bashkie ,ndersa zoti Rama fiton edhe zgjedhjet per kryeminister 2025.

  3. Jam Sali Berisha unë, o budallenj” liderit të Foltores nuk i ka mbetur shumë për të thënë veç gënjeshtrave. Halli që ka Berisha për t’i thënë këto gënjeshtra në adresa të Ilir Rusmalit e bën të qartë edhe lëvizjen e tij të ardhshme. Berisha e ka gjetur edhe fajtorin për humbjen e tij. Ai quhet Ilir Rusmali.Bravo lapsi keni nxjerr fotot e rames qe salihu perdori ne fushaten e zgjedhjeve lokale te 2007 vit qe prishi dhe mbikalimin e zogut te zi por ne fund mori Palloshin e zi te rames ne dore dhe vazhdon ta mbaje dhe sot

  4. Rame zorra qorre dhe Erion fiku , iken per lesh pasi fundrrinat me te ndotura ne ballkan jan ose Ruso Serb me mir u shkon.

  5. KUSH INTERPRETON GISHTIN, POR NUK SHIKON LAKURIQESINE E KORRUPSIONIT QE TREGO AI GISHT, JANE HIPOKRITE QE VETE FSHIHEN PAS ATIJ GISHTI. DENONCIMIN QE BEN AI GISHT ,ESHTE DETYRA E NDERGJEGJIA E CDO QYTETARI TE GODASE MBI MAFIEN SHTETERORE E ZUZAREVE TE SAJ, QOFTE EDHE DEBATUES, GAZETARE, KOMENTUES QE DUAN TE MBULOJNE DIELLIN ME SHOSHE. KETA SAHANE LEPIRES, STRIKT TE DHUNUAR NGA IDEOGJIA, E KORRUPTIMI I RAMES, QE NE CDO DITE DEKANDON NE MIZERJEN E TIJ MORALE E POLITIKE, KODOSHET DUAN SI E SI TE ULIN MORALIN E Z KELLICI E VOTUESEVE QE KUPTOJNE E VUAJNE VJEDHJET E ABUZIMET E PUSHTETIT HAJDUT QE .OS TA VOTOJNE. NE KET KOMENTE, APO MENDIME TE FILIZOFEVE TE SEKTIT ESHTE FRIKA E HUMBJES DHE ME PAS DHENIA LLOGARI.PRA, A DO RREGULLOHET KORRUPSIONI, ADO SHKOJME NE EUROPE, PA U LARGUAR E DENUAR RREMIHESIT E ABUZUESIT HAJDUTE, DEMOKRACIA NE RREZIK.

  6. Eshte sulur gojorja e bodrumeve te stalles se kongreseve, ne mbrojtje te hadjduteve, e lapanjozeve te ndyre tradhetare!

    1. Po po duket, prandaj eshte bere si arusha Mira e Tahit Bacoves ngaqe ska frike fare se do i qije robt Berisha megjithese pushteti i ka marre peng opoziten. Te ishte noj vend tjeter, Xoni do ishte me bythe ne cimento tani por jemi ne Shqiperine “pro Sorrosiane”, dhe prandaj po ne kete pike jam dakord me ty, Xoni tall karin me kete popull ne shumice “trim, liridashes” dhe pak legen.

  7. Po kerpudha qe ka vene ky hajduti tek k/ ministria qe diten e pare qe u be kryetar, e qe i njgjan atij vete, ç’far do te thote? Te gjithe kuptojne dhe askush nuk e thote!!!

  8. Gishtin e mesit ky Belindi korrupsionit i drejtoi,
    dhe mbare Oborrin e Shtatmarrezise na e trazoi,

    u leshuan kunder Belindit krejt Uturaket e Ram ibretit,
    nga Frrok malokhania e deri tek Mero lolot e pushtetit,

    dolen me rradhe Anal-listat e Rames nje e nga nje sira,
    ato qe tek WC e kryeministrise lidhur nate e dit i mba,

    na qenkan inatosur keta Zagar nga gishtat kunder Korrupsionit,
    se ai ua jep rrogat si sherbetore kurva te Ed bythce Ramazonit /

  9. papapap qekan “skandalizuar” sufllaqet me gishtin e mesit (megjithese blury), deejtuar hajduteve te xhepave te gjithe shqiptareve. Ketyre vampirave te korrupsionit, por jo me pak dhe ketyre lavireve televizive qe mbrojne kete regjim, jo gishtin e mesit tju nxjerresh, por dhe “kemben e mesit” tju fusesh ne goje, eshte me e pakta qe meritojne.

  10. Rame e Veliaj dhe gjithe tabori i tyre hajdut e mafioz ja kane futut ne by… ketej populli me mijera here dhe tani u vika keq se Belindi ju shau korrupsionin tuaj
    Pastaj kryeministri me goje shthurrur ne bote si Rama i vjen inat se perse nuk e perdori ai i pari
    Po i jane errur syte dhe slloganet i zgjodhi me PER PARA.

  11. Ketyre pidhropshave mavi jo gishtat por tju njerresh nja dy zezak lakuriq kudo qe jane dhe e kane prap pak

  12. E kan vjedh dhe plaçkitur kete vend me shume sesa te gjithe pushtuesit e marre se bashku .
    Sekti mavi dhe sidomos i gjati ine dhe lejfeni nuk jane pushteti por pushtuesit , prandaj tju tregosh gishtin e mesit sektit antishqiptar mavi eshete me e pakta e te paktes . Per terrorrin , hajnine dhe horroret qe i ka sjelle ky sekt Shqiptareve dhe Shqiperise sikur edhe te paimagjinueshmen tju beshe ketyre horrave me pushtet , prape e kane shume pak . Te votosh sektin mavi apo me keq akoma moluskun lejfen quhet tradheti kombetare .
    Ne tirane votoni ke te doni o njerez te mire por kurrsesi hajdutuin dhe xhepistin e pafytyre , moluskun lejfen .

  13. Erionkaaaaaaaaaaaaaaa ku i gjeti leket mami qe te beri dasmen me 10.000 te ftuar?
    Erionkaaaaaaaaaaaaaaa ça pune te ka bo mami ose me sakt tek kush semafor e ka punu veglen?
    Erionkaaaaaaaaaaaaaaa mamin ku ta kesh

  14. Zorraxhiu ka nxjerr zorren sheshit she nuk e rruajit njeri ndersa belindi vetem gishtat dhe u tmerruan morrat e kuq. Ropt mavive

  15. Kur shikoja qe propaganda jote ecte ne menyre te perkryer o pallosh , mendoja se njihje mentalitetin e shqiptareve .
    Por ti qenke prapa diellit o pallosh . Shqiptareve mund tua hash koken me te mira por me presion kurrsesi . Presioni yt ndaj shqiptareve de te te kthehet ne bumerang dhe anti vote . Je humbes o mjeran .

  16. Fushata me absurde ne bote , perfshi edhe afriken . Fushate me zorre qorre , me mbjellje pemesh(1.000.000), me genjeshtra dhe ju paskan shqetesuar gishtat e belindit? Po ju edhe karin tjua tregosh apo tua futesh ne goje prap e keni pak o karakurva mavi .

    1. në PD do të plasë lufta civile. Këta i referohen luftës më të fundit ‘për vdekje’ të zhvilluar në 8 Janar 2022, ku pala e Berishës ‘me 40 hajdutë’ erdhi në selinë e Ushtrisë Popullore të Republikës së Shqipërisë, dhe i vuri flakën e kazmën. Nuk la mjet më primitiv në botë pa përdorur kundër ortakëve të tij në krye të PD. Sali Berisha nuk priste që dikush nga ‘armiqtë’ e ti të PD të mbetej gjallë pas asaj dite; por ikën liderët dhe mbeti zyra sot e kësaj dite e pushtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *