• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Veliaj loboi kundër Ramës në SHBA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kryemadhi


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Erion Veliaj ka lobuar kundër Ramës në SHBA. Ajo tha se nëse ky i fundit nuk do të ishte prekur nga çështja McGonigal, Veliaj nuk do të ishte kandidat.

“Po të mos ishte sulmuar Rama nga McGonigal, po të mos kishte dalë çështja, Erion Veliaj nuk do të ishte kandidat. Unë mendoj që Erion Veliaj ka një ndikim të jashtëzakonshëm në sulmet që janë bërë ndaj Edi Ramës në Amerikë dhe ka lobim të fortë të tij, për shkak se Erion Veliaj mendon se është pasardhësi i Edi Ramës, pra ai që do të marrë Partinë Socialiste shumë shpejt,” – u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, nëse Rama nuk do të ishte sulmuar me çështjen McGonigal dhe do të ndihej i fortë mjaftueshëm, do të kishte dikë tjetër si kandidat për kryetar të Bashkisë Tiranë.

Kryemadhi shtoi se po përdoret fytyra e Ramës në vend të Veliajt pasi ky i fundit është imazh i urryer për qytetarët. Në këndvështrimin e saj, kryeministri po e përdor që në rast fitoreje t’i thotë se gjithçka e ka falë tij e në të kundërt t’i thotë se ishte aq llum sa as imazhi i tij nuk arriti t’i jepte një tjetër mandat si kryebashkiak.


7 Comments

  1. Nese ka prova te lutem publikoji! Fjala per djegesit e plehrave te doli.

    Le ta marrin vesh te gjithe se cfar marrdheniesh tinzare ekzistojne mes njeri-tjetrit ne kampin e kuq kriminel!

  2. Fakti që Veliaj i rikandidu pasi ai shkoi në Amerikë flet shumë.Fakti që ai s’ka asnjë poster por vetëm Rama do thotë që rivaliteti i egër është prezent dhe i pashmangshëm.Nuk duhet shumë mend për t’a kuptuar.Veliaj është akoma më i keq se Rama dhe për atë ai ka mbaruar.

  3. në PD do të plasë lufta civile. Këta i referohen luftës më të fundit ‘për vdekje’ të zhvilluar në 8 Janar 2022, ku pala e Berishës ‘me 40 hajdutë’ erdhi në selinë e Ushtrisë Popullore të Republikës së Shqipërisë, dhe i vuri flakën e kazmën. Nuk la mjet më primitiv në botë pa përdorur kundër ortakëve të tij në krye të PD. Sali Berisha nuk priste që dikush nga ‘armiqtë’ e ti të PD të mbetej gjallë pas asaj dite; por ikën liderët dhe mbeti zyra sot e kësaj dite e pushtuar.

    1. Tradhtarëve si Basha e Alibeaj ju çorr maska dhe tashmë janë të demaskuar. Kush i solli ata në pushtet? Rama dhe sorrosianet e tjerë.

      Tani vetëm një autokritikë para kolektivit i ka mbetur.

      Copë mishi!

      1. Ik ha bar o kok loqe. Ju jeni aq idjot e aq dumbabista sa po shkoni ne humner buzagaz me deshir. Nuk e kuptoni qe ata u munduan tu shpetonin edhe juve nga ngrenia e barit, po do vij nje dit e do i kerkoni falje ketyre qe i rrezistuan talebanit Sali. Pikerisht kjo minirezistenc mund ta shpetoj PD nga trasformimi ne nje OJQ me siglen PL. Ja ketu do jemi dhe koha do tregoj gjithcka.
        Cope loqeje!

        1. Miku ti je thjesht trushpëlarë…. Mos u zemëro, por prano të vërtetën e hidhur!

          … Nuk ke për t’a marrë vesh se nga do të vijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *