• |
ide | kryesore

Nasri tregon si e eliminoi Guardiola nga Manchester City: “I thashë ule zërin, jam 29 vjeç”

-Instant, Sport
Nasri



Samir Nasri së fundmi ka folur për të kaluarën e tij te Manchester City dhe marrëdhënien e tij të vështirë me Guardiolën. Samir Nasri u tërhoq nga futbolli i luajtur në shtator 2021, pasi mbeti një lojtar i lirë në përfundim të eksperiencës së tij me Anderlecht. Në karrierën e tij ai ka veshur fanella prestigjioze, si ajo e Marseille, Arsenal dhe kombëtares franceze, por gjërat më të mira i tregoi te Manchester City.

Francezi luajti për 5 sezone te Manchester City, ku zhvilloi 129 ndeshje duke shënuar 18 gola. Por në vitin e tij të fundit në Manchester pati një rënie të mprehtë në paraqitjet e tij. Faji edhe i dëmtimeve dhe një marrëdhënie e tensionuar me Pep Guardiola. Tekniku spanjoll mbërriti në pankinën e City atë vit, por mes të dyve raporti nuk shkëlqeu.

RAPORTI ME PEP GUARDIOLA

Për marrëdhënien me trajnerin katalanas, Nasri foli për L’Equipe së fundmi dhe tha: “Jam grindur me të që në takimet tona të para. Ditën e parë, ai më thirri në zyrën e tij dhe më pyeti: “Çfarë do të bësh?” I thashë: “Të takon ty të më thuash nëse dëshiron të mbështetesh tek unë”. Dhe ai u përgjigj: “Mbështetem te ty nëse je mirë me mendjen”.

Pastaj bëra stërvitjen time të parë, gjithçka ishte në rregull, ai ishte i kënaqur me mua. Të nesërmen Pep më thërriti përsëri dhe aty më bërtiti për shkak të peshës time. E dinte, sepse ne peshonim çdo ditë, dhe i thashë: “Ule zërin, mos më bërtit, nuk jam fëmijë, jam 29 vjeç”. Ndoshta pushimet e mia ishin një arratisje për mua, një mënyrë për të bërë atë që doja të bëja. Sepse po dilja nga një sezon i vështirë dhe sepse shumë gjëra kanë ndodhur në jetën time personale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *