• |
ide | kryesore

Zhduket pa gjurmë 40-vjeçarja në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçare, banuese në Durrës është zhdukur pa gjurmë. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se gruaja me inicialet K. C., është larguar nga banesa që më datë 15 prill.
Denoncimin në polici e ka bërë motra e 40-vjeçares. Ajo ka rrëfyer se e motra ka dhe probleme të shëndetit mendor.
Më datë 26.04.2023, në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasja T. M., 47 -vjeçe banuese në Shënavlash të Durrësit, se më datë 15.04.2023, është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja K. C., 40 -vjeçe, e cila sipas deklarimit të saj,motra ka probleme të shëndetit mendor.
Po punohet për gjetjen e e shtetases K. C.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *