• |
ide | kryesore

Del SONDAZHI/ A duhet të dalin në debat në TV, Këlliçi dhe Veliaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
debat Këlliçi


69.6% e kryeqytetasve duan të shohin një debat publik mes kandidatëve dhe 14.6% nuk duan. Qytetarët që duan më së shumti të shohin një përballje mes kandidatëve janë votuesit e majtë me 76.1% pasuar nga votuesit e djathtë me 71.8% dhe të pa identifikuarit politikisht me 51.2%. 

Ata që nuk duan të shohin një debat publik janë më shumë votues të pa identifikuar politikisht pasuar nga votuesit e majtë me 13.8% dhe votuesit e djathtë me 12.2%.

Barometri në Euronews Albania ka pytuar qytetarët e Tiranës për problemet kryesore të qytetit. 32.6% e kryeqytetasve mendojnë se problemi kryesorë janë kostot e jetesës, 28.2% e qytetarëve mendojnë se problem kryesorë është trafiku dhe koha e shpenzuar në trafik. Për 19.1% të qytetarëve problem kryesorë është ndotja ndërsa për 16.2% problem është infrastruktura rrugore. 

12.8% e qytetarëve shohin si problem kryesorë hapsirat publike, 12.6% thonë papunësia, 11.9% densiteti i ndërtimeve dhe 11.7% mbipopullimi. Nga ana tjetër për 11.2% të qytetarëve të Tiranës është problem kryesorë uji i pijshëm dhe kanalizimet, për 9.6% është korrupsioni, për 8.6% është transporti publik, për 7.5% hapësira publike, për 7.2 Ekonomia dhe për 5.4% janë problem kryesorë taksat lokale.

Por kjo krahasuar me tre muaj me parë kjo renditje ndryshon në vend të parë si problem kryesor atëherë ishte trafiku dhe koha e shpenzuar në trafik me 30.3% pasuar nga infrastruktura rrugore me 26%, ndotja me 25%, kostoja e jetesës me 24.7%, uji i pijshëm me 19.7%, ndërtimet 17.3%, hapësirat publike me 14.2%, parkimet me 7.5%, papunësia me 6.7%, pastërtia me 6.2% dhe rrogat e pensionet e ulëta me 6.1%.

Kostoja e jetesës është një problem i shtuar për qytetarët e Tiranës nga 24.7% që ishte në shkurt, në mars ka shkuar 33.3% dhe në Prill 32.6%. Trafiku dhe koha e shpenzuar në trafik është një problematik që është rritur nga shkurti ku ishte 30.3% në 38.6% në mars por ka pasur një rënie në prill në 28.2%.

Ndotja e mjedisit është një problem që ka pësuar një ulje nga shkurti ku ishte 25% në 14% në mars dhe në prill ka pasur një rritje në 19.1%. Infrastruktura rrugore është një nga problemet që ka pësuar një zbritje nga shkurti që ishte 26% në 23.8% në mars dhe në 16.2% në prill. Hapësirat publike dhe parqet janë një problem që në 3 muajt e fundit ka pasur ndryshime nga 14.2% në shkurt në 17.3% në mars dhe në prill ka pasur një rënie në 12.8%. /Euronews Albania


7 Comments

  1. Sontazhe karlliqe! Domethene arnautllaret e Tiranastanit, nuk e rruajne shume per taksat lokale! Shoqeri vari kart!

  2. Sondazh, a duhet te dalin ne debat??? Po kjo eshte a-ja ne zgjedhje.Erion Veliaj kur ishte kryetar i Mjaftit, ne zgjedhjet lokale para 15 vitesh kishte projekt kur organizonte debate mes kandidateve per kryetar bashkie. Tani pas 15 vjetesh, ky aktivisti i shoqeriae civile, lideri i ardhshem nuk pranon vete te dale ne debat me kandidatet e tjere? Sa poshte ka rene Mjafti😝. Duhet te dalin ne debat te gjithe kandidatet sepse e kane detyrim karshi zgjedhesve, nuk eshte ne deshiren e tyre. Perderisa ke shpallur kandidaturen, dil konkuro dhe debato, perndryshe mos nxirrje kandidature.

  3. PROBLEMI ESHTE TRANZICIONI, SEPSE ESHTE QELBUR UJI QE PO RI DHJETE VJET NE VEND, CA PRISNI. SONDAZHET LEVIZIN. SHTETARET SLUAJNE VENDIT, PRA PYWTJET VIJNE NGA KEQ DREJTIMI I PUSHTETIT, NE DAC QENDROR, E LOKAL.SHOQERIA SHQIPTARE ESHTE JASHT ORBITES SE PRETENDIMIT E KERKESES NDAJ ATYRE QE KANE ZGJEDHYR, ME GJITHATE KETA U ZGJODHEN NE VITIN 2001 ME DHJETE PERQIND E VOTUESEVE TE VENDIT, E JANE KRENARE SE SHITEN SI PUNETORE, POR JANE NE TE ZEZE, VJEDHES, TE TAKSAVE TE POPULLIT. RILINDASIT E KANE SEMUNDJE PUSHTETIN E NUK E LESHOJNE LEHTE SE NE SE IKIN KANE SHUME GJYNAHE PER TI LARE KETIJ POPULLI, ANDAJ, KUSH KERKO ZGJATJEN E MJERIMIT, LE TI VOTOJE KETA PUSHTUES.

  4. Nga shkopi kundër demokratëve tek prehëri i Berishës/ Ku do të strehohen në të ardhmen kushëriri i Metës, Ervin Salianji dhe Fisniku i tij në Kavajë?

  5. Erjon Veliaj duhet ta injoroje kete jevgun Kellici dhe mos pranoj debat me te .Kellici do vetem te behet i njohur me keto debate se dhe vete ai e di qe Erjon Veliajn nuk e mposht dot. ZorSe merr 15% te votave

  6. I pa emer I dates 28/2023 te 23:24 robt Po te shkerdhehen dhe ti derdellis per Erion fikun te degjeneruarit kan origjin Jan fisqima

  7. ORE TI I HUMBURI EMER I ORES23,24, NGA CRRACE JE O IDIOT, NGA NA VJE TI RRUGAC GJERIZIDHE OFENDON ME EPITET RRACOR NJI TE RI TE SHKELQYER ME MORAL SHUME HERE ME LART SE KY I PREFERUARI TEND, LALI FIKU HAJDUT, DOBIC, MASHTRUES, HIPOKRIT. E PRA RIVALI TIJ, ASNJE NGA KETO VECORI NUK I KA. LAL FIKU ESHTE BERE SI RREKE NGA DENONCIMET E DALJES SE ABUZIMEVE E MASHTRIMEVE, FRIKA NE PALCE I KA HYRE, MOS U MUNDONI JU KAQOLE TE MBRONI NJE HAJDUT MASHTRUES SEPSE JU ZE LIGJI I FSHEHJES SE KRIMIT.LERENI SERVILOSJEN E ANGAZHIMIN SI PATRONAZHIST, BEHUNI POPULLORE QE TU FALEN GJYNAHET. MESHIRE PER JU, QE AKOMA NUK U HAPEN SYTE E MENDJA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *