• |
ide | kryesore

Banorët e Bërxullës në protestë: Kryeministri të vijë urgjentisht këtu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Banori: “Kërkojmë zgjidhje, marrëveshje e dialog, por këta nuk ulen që të na japin zgjidhje. Jam denoncuar në Prokurori së bashku me familjen. Turpin ta kenë ata që na kanë çuar në prokurori. Janë 5 familje, së bashku me fëmijë. Por është vendosur të mos procedohemi penalisht pasi në shpresën zyrtare të Prokurorisë thuhet se jemi në të drejtën tonë.

Jemi denoncuar nga Komisariati i policisë Vorë, duan të na zhdukin, të na fusin në burg, që të mos ketë njeri që të dalë në protestë.

Unë do i kthejë denoncimin. Nuk jam sjellë asnjëherë kundra ligjit.

Nuk i kemi krijuar askujt probleme, jam paditur për të dytën herë familjarisht. Një zonjë që hipi në shtyllë është paditur për këtë.

Do shkoj në Hipotekë të martën për të gjitha procedurat që i kam çuar drejtorit të Hipotekës aty. Dosjet që kanë mangësi duhet të plotësohen. S’duam që të bëhen dokumente për të na mbyllur sytë, por të jetë e kompletuar.

Jam kundër votimit, të gjitha banorët e fshatit s’duhet të marrin pjesë në votime.

Arsyeja dihet, 7 muaj nuk kemi një përgjigje se ç’do bëhet me këta banorë. Duhet të vijnë të ulen me ne, në publik në praninë e mediave. Të bëjnë deklarata për shtyptë na tregojnë se si do të zgjidhet.

Po protestojmë për të të drejtat tona. Gjurma është bërë me Google, jo me gjurmë në terren.

Situata është bërë gangrenë, është maskaradë e madhe. As vetë nuk i japin zgjidhje, sepse i ka ngelur në dorë projekti.

Do të rezistojmë deri në ditën e fundit, ky projekt na shkatërron neve si fshat. Kryeministri urgjentisht të vijë këtu, protesta do vazhdojë. Nuk dihet se si do të shkojnë punët.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *