• |
ide | kryesore

Rusët dhe ukrainasit përplasen jashtë kufijve, sherr gjatë samitit në Turqi

-Instant, Lajme, Planet



Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës është zhvendosur për herë të parë jashtë kufijve. Mësohet se përfaqësuesit e dy delegacioneve janë përleshur me njëri-tjetrin gjatë punimeve të samitit të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi që mbahet në Ankara.

Gjithçka nisi kur zëvendëskryetarja e delegacionit rus, Olga Timofeeva, ishte duke mbajtur fjalën e saj. Një anëtar i parlamentit të Ukrainës tentoi ta ndërpriste anëtaren ruse, e cila mbante në kostum një simbol të të ashtuquajturit “operacion special”. Deputeti ukrainas iu afruar Ola Timofeevës dhe tentoi të shpaloste pas saj flamurin verdheblu. Ai u ndalua nga anëtarët e tjerë të delegacionit, që solli një përplasje fizike mes njëri-tjetrit. Shefja e delegacionit të Ukrainës, Anna Purtova, e la vendin bosh gjatë gjithë fjalimit të Timofeevas.

 



1 Comment

  1. Pse nuk e duan paqwn Ukrainasit? Apo te perfitojne.ndihmat e botes dhe te kercasin e te ikin duke e.lene vendin germadhe!
    Amerika eshte xhandari i botes- Enver!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *