• |
ide | kryesore

“Shtriganët kanë hequr mallkimin, City do të fitojë Champions”: premtimi i menaxherit të Yaya Tourè

-Instant, Sport
Yaya Tourè


Manchester City dhe mbi të gjitha Pep Guardiola nuk kanë më mbi shpinë magjinë që shtriganët afrikanë dhe Yaya Tourè i bënë në vitin 2018. E bën të ditur menaxheri i tij, duke parashikuar fitoren e kupës nga Citizens. Në vitin 2018, ndodhi një episod në dhomat e zhveshjes që tërboi një kontinent të tërë. Dimitri Seluk, menaxheri i Yaya Tourè, akuzoi teknikun Guardiola. Spanjolli sapo ishte bërë trajner i Citizens, e pretendohet se donte t’i jepte fund karrierës së mesfushorit nga Bregu i Fildishtë.

Menaxheri, në atë kohë, sulmoi teknikun katalanas për racizëm drejt të gjithë njerëzve me ngjyrë. Ai e akuzoi Pep se nuk i trajtonte ata në të njëjtën mënyrë si kolegët kaukazianë. E në fund, hodhi atë që, në atë kohë, dukej vetëm një batutë, por që vitet bënë që shumë njerëz ta besojnë: “Jam i sigurt se shumë shtriganë afrikanë në të ardhmen nuk do ta lejojnë Guardiolën të fitojë Champions League. Ky do të jetë një mallkim afrikan për Guardiolën. Jeta do ta tregojë nëse kam të drejtë apo jo”.

MALLKIMI QË U BË I BESUESHËM NË VITE…

E jeta në fakt e tregoi këtë, sepse që atëherë Guardiola nuk ka arritur kurrë të fitojë Champions League. Pavarësisht se shumë herë madje e ka nisur si favorit me Manchester City. Spanjolli është ndalur dy herë në çerekfinale, nga Lyon dhe Tottenham. Pastaj një herë në gjysmëfinalen e humbur bujshëm ndaj Real Madrid. E gjithashtu një humbje në finale kundër Chelsea. Por fundi i gjithë kësaj situate fatkeqe mund të ketë ardhur. Në një intervistë të fundit me Daily Mirror, Seluk është tërhequr nga deklaratat e tij të para: “Mendoj se është koha që kjo të përfundojë. E di që edhe Yaya ndihet njësoj, sepse ai nuk dëshiron asgjë më shumë se suksese për City. Mund të them se magjia tani është hequr nga shtriganët dhe mendoj se City do të fitojë Champions me Pep”.

Kështu, nuk ka më asnjë fuqi të mbinatyrshme që luan kundër City të Guardiolës. E për këtë arsye tifozët e Citizens mund ta besojnë deri në fund.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *