• |
ide | kryesore

Video/ Penallti në shtesë, plas sherri masiv në River Plate-Boca Juniors: 7 të përjashtuar e policia në fushë

-Instant, F1, Sport, Video
boca



Përfundon në mënyrën më të keqe Superclasico argjentinas mes River Plate dhe Boca Juniors. Një ndeshje shumë e tensionuar edhe në lojë (9 kartonë të verdhë) u vendos nga një penallti e dhënë nga arbitri Herrera. Sugjerimi i VAR i dha mundësinë kolumbianit Miguel Borja të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 93′. Menjëherë pas avantazhit 1-0 për Millonarios shpërtheu kaosi.

Gjithçka nisi nga një grindje mes Romero dhe Palavecino, që lindi nga festimi provokues i këtij të fundit. Mjaftoi kjo përplasje, që shumë shpejt të përfshiheshin të gjithë lojtarët në një sherr masiv.

Satdiumi Monumental u kthye në një ring. Arbitri i ndeshjes u detyrua të ndërpresë ndeshjen për 18 minuta dhe të lërë hapësirë për ndërhyrjen e policisë. Vetëm pas ndërhyrjes së forcave të rendit u arrit më në fund të qetësohej situata. Përpara se të rifillonte ndeshja, Herrera tregoi 7 kartonë të kuq, mes të cilëve një për trajnerin e Boca, Almiron. Nisi sërish të luhej në 8 kundër 8, minuta e vetme e mbetur për ti dhënë fund armiqësive (në të gjitha kuptimet). Sipas të gjitha gjasave, në ditët në vijim do të vërshojnë më shumë skualifikime për lojtarët e të dy skuadrave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *