• |
ide | kryesore

“Ne kemi Haaland”: Guardiola i bën presion Real Madrid, edhe pse përjashton dëshirën për hakmarrje

-Instant, Sport
Guardiola


Manchester City i Pep Guardiola dëshiron kupën e Champions League. E pengesa e fundit para finales në Stamboll është Real Madrid i Carlo Ancelotti, që i eliminoi anglezët sezonin e kaluar. “Ishte i vështirë si eliminim pasi bëmë një paraqitje të mirë në shtëpi – komentoi trajneri i Citizens në vigjilje -. Në kthim nuk ishim mjaftueshëm të mirë dhe I bëmë komplimentat Real Madrid”.

“Ne nuk jemi këtu për një revansh, është thjesht një mundësi e re për të arritur në finale dhe për të fituar Champions”, vazhdoi Guardiola. “Është e kotë të mendosh për atë që ndodhi vitin e kaluar. Ne luajmë kundër Real Madrid dhe e dimë çfarë do të thotë në këtë kompeticion. Për më tepër, duhet të mësojmë diçka nga ato ndeshje. Sidoqoftë, gjithçka do të vendoset në Mançester në ndeshjen e dytë”.

Krahasuar me sezonin e kaluar, gjërat nuk kanë ndryshuar shumë: “Ne jemi në thelb në të njëjtën situatë. Jemi në garë për të fituar Premier League dhe duam të konkurrojmë për Ligën e Kampionëve. Për ta fituar atë, duhet të eliminosh skuadrat më të mira. E Real Madrid është një prej tyre”.

“Si çdo sezon që kur jemi këtu, ne duam të fitojmë Champions, por vullneti nuk mjafton. Nuk dua që një ekip apo një projekt të fitojë këtë kupë një vit dhe më pas të bëjë keq për 10 vjet rresht. Unë dua stabilitet dhe të jem konkurrues çdo vit. Kjo është ajo që ka rëndësi për mua. Pastaj fitimi i Champions është një proces që mund të zgjasë shumë vite. Kështu që gjëja e rëndësishme është të jesh gjithmonë aty mes atyre që luftojnë për të fituar”, përsëriti Guardiola.

Lexo më tej: Real Madrid sfidon City, Ancelotti i provokon: “Nëse mbron mirë, në rastin më të keq barazon”

NUK ËSHTË OBSESION

Champions është gjithmonë objektivi i Manchester City: “E di shumë mirë se çfarë kërkon klubi nga unë. E ndjeva që në momentin e parë që erdha këtu. Klubi dëshiron ta fitojë këtë trofe, por presioni është pozitiv, nuk është obsesion”.

Haaland do të jetë në qendër të sulmit: “Në krahasim me vitin e kaluar, ne kemi ndryshuar diçka. Edhe pse luajmë gjithmonë me presion të lartë dhe në markim individual. Kundër Real Madrid do të ketë momente në të cilat do të duhet të vuajmë, si është normale në këto ndeshje. Megjithatë ne kemi Haaland këtë vit dhe duhet ta shfrytëzojmë këtë.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *