• |
ide | kryesore

“Ai është tradhëtar”, “po e zë skleroza”. Romario e Bebeto nga miqësia në urryejtje: shkaku është absurd

-Instant, Sport
Bebeto



Romario dhe Bebeto përfaqësonin një nga dyshet më të rëndësishme në futbollin e viteve ’90. Së bashku ata fituan gjithçka me fanellën e Brazilit. Të dy ngritën lart Kupën e Amerikës në 1989, Kupën e Konfederatës në 1997 dhe mbi të gjitha Kupën e Botës në 1994. Romario e Bebeto kanë qenë shokë dhe miq edhe jashtë fushës, të paktën deri vonë. Pikërisht kështu, sepse sot thonë gjithcka për njëri-tjetrin dhe futbolli nuk ka lidhje fare me këtë.

Orientimet politike të dy sulmuesve karioka po shkaktojnë mosmarrëveshjen mes të dyve. Romario është një senator i partisë liberale të Bolsonaros (në qendrën e majtë). Bebeto, në anën tjetër, është deputet i partisë socialdemokrate (qendrës së djathtë). “Bebeto është një tradhtar. Ai ishte shoku im më i mirë, por nuk është më – shpjegoi Romario në një podcast -. Më tradhëtoi në politikë. Shkoi në anën tjetër. Ka disa gjëra në jetë që i mbaj me vete përgjithmonë, brenda dhe jashtë politikës. Çdo ditë është gjithmonë dikush që mashtron. Por kur është dikush me të cilin kam pasur një marrëdhënie miqësore në të gjitha aspektet, është e trishtuar”.

E menjëhershme përgjigja e Bebeto: “Kush është ai që të më quajë mua tradhtar? Romario po plaket dhe, për mendimin tim, po e zë skleroza. Thotë shumë marrëzi. Kam një karrierë të qëndrueshme në futboll dhe politikë. Unë kurrë nuk kam qenë i përfshirë në polemika. Nuk mund të them të njëjtën gjë për të. Ai është egoist, ka menduar gjithmonë për veten”. Në fund, sfida jashtë fushë e të dyve përfundoi në barazim. Në pritje për të parë, se kush do të sulmojë sërish i pari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *