• |
ide | kryesore

3 ditë para zgjedhjeve, tërhiqet një prej kandidatëve presidencialë në Turqi

Lajme, Të fundit



Kandidati i opozitës për president i Turqisë, Muharrem Ince është tërhequr nga gara për zgjedhjet e së dielës.

Sipas mediave të huaja kjo ka ngushtuar fushën e rivalëve ndaj presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan.

Gjithashtu, siç shkruan Bloomberg, ka injektuar një pasiguri të re në garë se si do të votojnë mbështetësit e tij.

“Po tërhiqem nga gara. Unë po e bëj këtë për atdheun tim”, u tha Ince gazetarëve në një konferencë shtypi të enjten në Ankara.

Ince ishte një nga katër kandidatët në votim, së bashku me Recep Tayyip Erdoganin, kundërshtarin e tij kryesor Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan.



2 Comments

  1. Si Basha e Alibeaj që politikën e trajtojnë si biznes paska edhe në Turqi, ndaj regjimet autokratike duken të pathyeshëm.

    A mund të jetë politikan serioz ai që 3 ditë para zgjedhjeve largohet nga gara dhe i lë votuesit e tij të frikësuar apo në prehër të Erdoganit ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *