• |
ide | kryesore

Donald Trump: Po të isha president do ndaloja luftën në Ukrainë

Paparazzi, Slider



Donald Trump pretendon se po të ishte ai president, nuk do të kishte pasur kurrë luftë në Ukrainë. Nëse zgjidhet president, kjo luftë sipas tij do të marrë fund brenda 24-orësh.

“Unë nuk mendoj se kush duhet të humbë e kush të fitojë. Mendoj për zgjidhje. Dua që të ndalen humbjet e jetëve njerëzore”.

I ftuar në një bashkëbisedim 70 minutës të modelit “Town Hall” të organizuar nga CNN në Nju Hempshir, ish-Presidenti akuzoi europianët se kanë përfituar nga lufta në Ukrainë dhe se duhet të paguajnë më shumë për të ndihmuar këtë vend.

Trump tha se do i falte të arrestuarit për sulmin ndaj Kongresit më 6 Janar. Sipas tij, faji ishte i kryetares demokrate të asaj kohe të Dhomës së Ulët Nensi Pelosi që nuk angazhoi Gardën Kombëtare.

I pyetur për gazetaren Xhin Keroll, për të cilën u shpall fajtor për përdhunim në një proces civil, Trump nuk e zgjati shumë dhe tha se nuk e njihte fare këtë grua, që kërkon vetëm të përfitojë nga fama e tij.

Kandidati republikan është i bindur se e meriton rizgjedhjen në 2024-ën, pasi ka bërë një punë të jashtëzakonshme kur ishte president.


1 Comment

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Kur gjithë ajo Amerikë me demokraci 200 vjeçae ka zgjedhur më idiotin e republikanëve për president, ne që votojmë edvin halenë prej 20 vjetësh, nuk jemi kaq keq sa amerikanët.

    Ky trapi shkoi edhe në Kore gjasme të bindë Kim Yongun të bëhet demokrat, dhe nqs akoma vazhdon me këto debillliqe se do të bindë edhe putinin, është gomar fare, dhe nuk meriton të jetë as portier i Bidenit 90 vjeç e jo më President.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *