• |
ide | kryesore

Shoqërohet në polici Fredi Beleri, dyshohet për blerje votash me një person tjetër

Arkiva, Lajme, Të fundit


Shoqërohet në polici Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Himarës. Kandidati i opozitës dyshohet se është kapur duke blerë vota, por lidhur me ngjarjen nuk ka ende një njoftin zyrtar nga Policia e Shtetit. Bashkë me Fredi Belerin është arrestuar edhe një person tjetër.

Fredi Beleri u akuzua ditët e fundit nga kryeministri Edi Rama, pas një interviste në mediat greke ku fliste për helenizimin e Himarës.

Pak orë para shoqërimit në polici, Edi Rama ka sulmuar përsëri kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, i cili në një intervistë për mediat greke tha se do të helenizojë Himarën.

Rama e cilësoi Belerin një maskara që ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët shqiptarë në Greqi që të votojnë për të më 14 maj.

Ai tha se Napolon Çakalli dhe Spiro Koka janë personat që kërcënojnë emigrantët se do iu grisin letrat greke.

Kreu i qeverisë i paralajmëroi këta dy persona se do të merret personalisht me ata.

“Ky maskara ka angazhuar njerëz për të kërcënuar emigrantët. Unë dua ta shfrytëzojë këtë emision për t’iu drejtuar dy personave me emër. Një Napolon Çakalli, i cili e di shumë mirë se kush është dhe një Spiro Koka, një tjetër personazh. Iu them që mos guxoni të merrni në telefon emigrantët që duan të votojnë ose që mund të vinë të votojnë, as për t’iu thënë që do vini të votoni patjetër për këtë injorantin këtu apo duke i thënë që po votuar për Goron e PS do iu grisim letrat greke dhe unë po iu them në sy do të merrem personalisht me ju të dy dhe jeni ju që rrezikoni që t’i humbisni letrat greke. Avokati më i madh i emigrantëve në Greqi dhe i minoritetit grek në Shqipëri jam unë dhe qeveria ime, është ky shtet”,-tha Rama gjatë intervistës në Opinion.


5 Comments

  1. C’fare lidhje kane kercenimet dhe fyerjet e Rames ndaj Bejlerit dhe arrestimit te tij nga

    SPAK ? Asnje lidhje, zero. SPAK eshte nje institucion i dale nga reforma ne drejtesi, eshte

    krejtesisht i pavarur dhe me integritet. Llafet dhe perceptimi i shumices se popullit se SPAK

    eshte nje aneks i PS-se dhe merr urdhera prej saj , se drejtesia eshte kapur plotesisht nga

    Rilindja dhe KM me keq se ne kohen e diktatures nuk jane aspak te verteta. Vertet drejtesia

    ndaj PD veproi ne menyre te kunderligjshme duke i hequr asaj siglen , financimet, perfaqesimin

    ne komisione etj, por ama nuk i ka arrestuar deri tani kandidatet per kryetar bashkie apo

    depudetet e saj , nuk ka ngritur kampe perqendrimi per ta e familjet e tyre dhe nuk ka vepruar

    ndaj tyre sic ka vepruar Enveri me 22 depudetet ne vitin 1951. Kjo eshte shenje e drejtesise

    se pavarur e te reformuar .

  2. Drejtësia e re ka marrë në mbrotje bregun e jugut dhe nuk lejon të rrezikohen pronarët apo “investitorët strategjikë “.
    Ajo ka vendosur të bëjë ligjin në ato zona, qoftë edhe sikur të anullohen zgjedhjet në Sarandë apo Vlorë.

  3. Kriminel e nje spiun grek qe salihu e vuri kandidat belen dhe vota dhe ky bashke me dyshen salih-metaj kerkojne destabilitet ne jugun e shqiperise na bejne pastaj dhe si patriot sovraniste kunder fuqive te medha,si nje Qen serb do ngodhesh neper rruget e tirones,o kryececeni salih karaxhic berisha

  4. Leshojini spiro koleken ta kafshoje…
    O jorgo thuaj nje fjale per vellezerit greke! O anastas evgjit angjeli po ti si i le vellezerit greke?!
    Do ti varrosni njerezit ne det o himarjote, popull trim dhe pak b….m!
    Bollano bollano te qifsha motren!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *