• |
ide | kryesore

Përse Arlindin?

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Ndoshta i vetmi debat idesh gjatë kësaj fushate të pasur me sharje, por të varfër në mendim, ka qenë ai nëse vota kundër dy partive të mëdha është e çuar dëm. Në emër të votës së dobishme partizanët e pushtetit bënin thirrje se duhet të mbyllim hundën dhe të zgjedhim rilindjen, për të mos e kthyer vendin tek e shkuara e Saliut dhe Ilirit. Idhtarët e këtyre të fundit, madje dhe të tjerë, që si kanë votuar kurrë ata më parë, mbronin tezën se duhet përkrahur opozita më e fortë, për të ndaluar avancimin e një regjimi kleptokrat dhe liberticid.

Pra, të dyja oponionet dominante mbronin të njëjtën ide: vota për të vegjlit apo të rinjtë është e shpenzuar kot.

Në fakt është e kundërta. Dhe për këtë më ka bërë të bindem ndjekja e regullt e fushatës që zhvilloi në Tiranë kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori.

Ka së paku tre arsye se përse zgjedhja e emrit të tij në fletën e votimit të dielën është në të mirë të publikut të gjërë.

Së pari, sepse përgjatë gjithë betejës së tij të parë elektorale, në takime kokë më kokë me njerëzit, në emisione televizive e mbi të gjitha në videot e postuara në rrjetet sociale, ai vuri gishtin mbi plagët e Tiranës, që janë në fakt në përmasa më të zgjeruara, ato të të gjithë vendit. Ai denoncoi si askush ndonjëherë më parë ethet e shfrenuara për fitime përmes ndërtimit, që kanë masakruar mjedisin, kanë zvogluar hapsirat tona të gjelbëta, kanë mpakur trotuaret. Ai tregoi me gisht një qytet ku ndotja e ajrit ka çmimin marramendës të 3 mijë viktimave në vit, ku trashëgimia kulturore po shfarroset në favor të vlerës të metrit katror, ku fushat e sportit dhe sheshtet e dikurshme mes pallateve nuk egzistojnë më. 

Po këtë, mund të thotë dikush, e kanë bërë edhe kandidatë të tjerë në të shkuarën. Madje ka pasur të tillë që ia kanë besuar himnin e fushatës, me temë shkatërrimin e Tiranës, të njëtëve këngëtarë që bëjnë thirrje për të votuar vandalët e sotëm. 

Atëherë ku bëhet ndryshmi?

Po ai ekziston, madje është i dukshëm prej së largu.

Diferenca e madhe mes Arlind Qorit dhe atyre që kanë denoncuar më parë dëmtimet e pakthyeshme në kryeqytet, është se kandidati i Lëvizjes Bashkë nuk është mjaftuar vetëm me tregimin e simptomave. Ai  është futur më thellë, tek shkaqet e sëmundjes. Ai është i pari dhe i vetmi kandidat që pikën ku kemi mbërritur sot e sheh si një krim në bashkëpunim 30 vjeçar mes një klase politike që po përçudnohej, dhe një oligarkie që po forcohej. Ai është i vetmi që ka bredhur me një kamer të thjeshtë përgjatë vijës së verdhë buzë liqenit për të denoncuar, emër për emër, oligarkët që e kanë kafshuar parkun kombëtar.

Arsyeja e dytë për të cilën ai duhet zgjedhur këtë herë, qëndron në faktin se është i vetmi që nuk e sheh të keqen tek emrat e përveçëm (Rama, Veliaj, Basha, Brojka apo Berisha) por te sistemi që kanë instaluar ata. Ai propozon një mënyrë tjetër të shikimit të gjërave, atë ku i forti të mos jetë doemos ujk për njeriun e thjeshtë.

A ja vlen pra që qoftë edhe të fillojmë të mendojmë se mund të kemi një formë të re të organizimit shoqëror, ku të lëmë pas kapitalizmin kafshëror, në emër të më shumë barazie, ligjshmërie, ndershmërie? Kjo është pyetja që ngre në thelb kandidimi i Arlind Qorit. Kjo është risia që ai propozon, për herë të parë pas 30 vjetësh, në një skenë politike moralisht të degjeneruar nga paraja, ideologjikisht të trullosur nga neoliberalizmi dhe mendërisht të atrofizuar nga mungesa e shpresës.

Natyrisht, në këto zgjedhje ai nuk është kandidati që do kthejë përmbys tryezën. Në një sistem si ky yni gjërat janë të paravendosura. Rilindja dhe Veliaj i kanë mbyllur letrat ende pa iu drejtuar zgjedhësit kutive të votimit. Në këtë kuptim, debati për votën utile apo atë të çuar dëm është i pakuptimtë. Asnjë përpjekje për të frenuar marshimin e regjimit, duke përzgjedhur rivalin më të fortë të tij, nuk mund të jetë e suksesshme. Dhe kjo i zhvesh idhtarët e votës pragmatike nga detyrimi për të bërë zgjidhjen më pak idealiste të mundshme. Kjo i çliron ata nga detyrimi momental.

Pikërisht këtu gjendet edhe arsyeja e tretë se përse duhet votuar për grupin e të rinjve të Lëvizjes Bashkë. Jo tek synimi për të rëmbyer bashkinë, por tek shpresa e vetme për të rihapur një debat mbi shoqërinë ku duam të jetojmë. Në këtë kuptim, çdo votë për kandidatin me numrin 1 dhe këshilltarët me numër 36, është një kontribut për krisjen e një modeli të dështuar. Ajo nuk të rendit, sot për sot ,me fitimtarët, por ajo të nderon në raport me të nesërmen. Ajo nuk përkëdhel dot sedrën e atyre që duan të jene medoemos nga ana e më të fortit, po ajo shpërblen ata për të cilët ka vlerë të jenë në anën e së drejtës. Fiks për këtë vota për Arlind Qorin nuk është një votë e çuar dëm, pasi ndonëse nuk prodhon një ndryshim të menjëhershëm, ajo mban gjallë rezistencën për një të ardhme tjetër.

©Lapsi.al



44 Comments

  1. Bushat, edhe Ben Blushi zhvilloi ‘fushtae ekselente’ me particken e tij te sapokrijuar ‘Bindja’.
    Dhe shume.mga ju analistet, U BINDËT!
    Koha e afert pas atyre zgjedhjeve tregoi per surratin real te Blushit, nje paterice dhe ortak grabitjesh i Rames.
    Ky Qorri me kete particken qe sapo krijoi me sjell ndermend te pakten kete deja-vu!!!!!!

      1. qorri ka mbi 10 vjet dhe te ishte per tu blere si keta bq patosi blushi i kishte mbyll pazaret apo ti je nga keta te tredhurit pd ps qe votoni me te fortin me hajdutin ..ik kalo ke toma se gati eshte

        1. ti bastard pa emer e di mire kush jam une dhe qe votoj vetem te djathten! Ju kelyshet komuniste nuk meritoni as pergjigje

  2. Ke të drejtë në gjithë argumentet që paraqet z. Bushati, por vota për Arlindin i sherben një të ardhmeje të largët e jo zgjidhjes për situatën ku jetojnë sot shqiptarët.

    Tirana nuk mund të vazhdojë me kullat, ndotjen e mjedisit, korrupsionin galopant dhe pagesat për bosët e inceneratoreve, të cilët Drejtesia e re nuk i gjen dot, ndërsa në medie dalin edhe vendet ku jetojnë.

    Pra, është emergjencë ndryshimi i kreut të Bashkisë së Tiranës, Veliajt, por me Arlindin nuk ka shans edhe pas mandatit të tretë të tij.

    Vetëm kaq, duke qenë se është heshtja zgjedhore…

  3. Edhe une per Arlindin jam. E di qe kesaj radhe nuk fiton, por duhet dhene nje mesazh. Sa me shume vota per Arlindin, aq me i forte mesazhi.

    Sa per Kellicin, ai do vazhdoje lojen e lalit me gratacela e inceneratore. Nje emer oligarku nuk zuri ne goje ne gjithe fushaten.

    1. Përse nuk vajtën dje Berisha dhe Meta në Himarë? Kishin të planifikuar edhe mbylljen e fushatës së Belerit, kishin edhe Belerin në qeli. Përgjigja ëshë e qartë: S’mund të mbrojnë Belerin e të humbin ata pak shqiptarë që i ndjekin, sepse në thelb janë të bindur tek fajësia e tij. Punën e tyre në këtë rast e bëri qeveria greke, por për shkaqe politike të brendshme pasi ndodhet vetë para zgjedhjeve. Nuk e bënë për Sali Berishën, as Ilir Metën e as për Vangjel Dulen.Arlindi duhet te behet socialdemokrat liberal qe te behet i besueshem jo me ide marksiste

  4. Arlindi eshte 1 Te dy palet pd ps e sulmojne me te njejta argumente se nuk duan ze ndryshe Perballe vezes lluke te saliut dhe pederastit te rilindjes eshte i duhuri Shqiptaret jane te tredhur perkrahin hajdutin dhe jane ne kete situat

      1. 13:56
        I ke kthyer nje pergjigje brilante. Desha ti pergjigjesha une por nuk mund ta bej dot me mire. Kane tamam tri dekada qe zihen kush kriminel eshte me i keqi dhe tani flasin per garanci matematikore qe duhet te jene standartet e kandidateve te rinj. Nderkohe qe banditet te cilet mbeshtesin jane tashme te provuar.

  5. Sipas nje shokut tim patronazhist sondazhet e brendeshme te partis socialiste e kane nxjerr Arlind Qorrin me rritje kosistente nga java ne jave

  6. O salibanet e lapsit, shefi juaj quhet Fredi Beleri! Te gjithe si nje trap i vetem ne mbrojtje te tij, urraaaa!!!!

  7. Pse jo Gjergj Bojaxhi apo Ben Blushi? E provuam dhe me keta dhe jane shume me te shitur. Zgjidhja duket gjithmonr te zgjedhim te keqen me te vogel. Ne rastin e Lali plehut e dime cfare eshte. Per Belindin, mund te jete nje m… dhe ky, po te pakten i tregojme Lali plehut qe nuk jemi te kenaqur. Gjithe keta emrat e tjere dhe sidomos Arlindi ish mjaftist jane vota te cuara dem si Bojaxhi dhe Blushi.

  8. E pate cilesine e ujit qe na vjen ne rubinetat tane ? Eshte i pijshem thot kurva e bashkise por vete ne bashki bene tendera per blerje uji . Cilesia e ajrit ishte akoma me skandaloze dhe kurva e bashkise se jemi qyteti me i paster dhe se kemi fituar keta apoa te medalje per pastertine . Mos votoni nje genjeshtar patetik , mos votoni nje super hajdut , mos votoni nje antishqiptar . Erion kurva = Bejler jevgjitin .

  9. Kur degjoj qe i thone arlindit komunist ata legenat qe i bejne temena sali sekretarit te partise me tritan preshin e te gjith komunistet e spiunat e sigurimit qe kane ne pd me vjen te dhjes Ikni rrac e ndyre komunistash qe shani cdo figure te re qe del Forca Arlind

  10. A ju kujtohet parulla e famshme:Maskarenj te te gjitha llojeve bashkohuni per te rrezuar Berishen ne 2013? Rregjimi i sotem eshte 100 here me i keq se i atehershmi,sot duhet aleanca e cdo njeriu te mire ( jo e qelbesirave) qe te shporin keta qe po i a kthejne themelet permbys ketij vendi e neser nese ata qe do vijne do fillojne te sillen si keta te bejne te njejten gje.Nuk duhet lene me shume se nje mandat as edhe nje individ apo parti.Biles per mendimin tim gjysme mandati nese e fillojne qeverisjen gabim ( mbrojne te pasurit ne kurriz te fukarait.Vetem keshtu do te ndryshojme per mire.UJI QE RRI QELBET

  11. Perse arlindin?
    Perse bojaxhiun?
    Perse blushin?
    Cfare i lidh keta te tre qe bushati ne kohe te ndryshme i ka promovuar? Asgje. Eshte thjeshte zgjedhje komerciale. Dmth nga tepsia e pergjithshme merr feten e trete.

  12. Fredi Beleri është arrestuar dje për krime zgjedhore. Ai u shpall kandidat për kryetar i Bashkisë së Himarës nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ me në krye Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ai është dënuar me burg 3 vjet edhe një herë tjetër më parë, pikërisht me akuzën se urren njerëzit e kombësisë shqiptare. Fred Beleri është shpallur gjuetar me pushkë në masakrën e Peshkëpisë, Gjirokastër, të kryer në prill 1994. Erdhi nga përtej kufiri mes Shqipërisë dhe Greqisë, në përbërje të një grupi terroristësh të organizatës terroriste MAVI

  13. Pa dyshim qe klasa politike shqiptare eshte e degjeneruar. Sistemi politik ku ata po lundrojne e kane ndyre keqas. Bushati ne kundershtim me ato qe thote per kalbesine e sistemit ka mbi nje vit qe propogandonte e himnizonte Berishen me te gjitha format e menyrat. Se fundi po na lavderon Qorrin si e ardhmja e njeriut qe do shkataroj sistemin kapitalist te degjeneruar ne Shqiperi. Arlind ne thelb eshte Marksist, nje marksist i paster e i kulluar si njeri por historia na ka treguar se marksismi e ka mbaruar rrolin e tij ne histori. Shqiperia ish komuniste na flet shume se si do perfundojme po instaluam nje rregjim komunist qe ne thelb te tij ka Marksizmin.

  14. Te votohet perA, Qorrin eshte sikur hame nje frut te pa pjekur akuridh.Ne kohen e soteme, ne kete gjendje mjerimi ekonomik, politik, e kur pushteti eshte ne dore te nje psikopati skicofren, lodrat me sylle, apo qorre nuk na japin ndonje shprese, por eshte me se tepermi ne favor te ketij pushteti, e favorizon ate te jete edhe me ekstrem .sot me se shumti eshte detyra e mposhtjes te ketij pushteti, forcimi i demokracise liberale qe po thuaj nuk egziston, ngritjen e forcimin e ekonomise, perparimin ne organizmat europiane, ateher te votohet me ndergjegje e mendim per politiken. Me kete pushtet qe ka organizmin e forces, blerjes, presionit politikes se piste me shpifje e me injorim te kundershtareve politike, me kete dinakeri helmatiseshe qe hidhet ne popull, mos votoni, e disa servileve u pelqen thirrja idiote ne demokraci tregon nivelin e ulet demokratik te partise qe drejto pushtetin e korruptuar. Andaj disa komentues rilindas i japin votenQorrit ne portal, qellimisht te dobesojne opoziten, ajo qe eshte,sepse vete keta zuzare rilindas, rrjeshtohen ne rrjesht ,pa humbur asnje vote, kurse opozitaret jane menefrego, kjo i demtonata te opozites, e i jep krah pushtetit monist.Sot, per sot beteja eshte ne mes sektit me trashegimtare, e opozites bashkuar.Mire do jete nese populli voto opoziten, sepse edhe kesaj qeverie i behet nder, mbasi eshte krimbur, qelbur ne pushtet, ka shterruar e nuk ka se cte na jape me. ME MIRE TA PRANOJNE HUMBJEN, SE DESKRITITIMIN ,.

  15. Aktualisht o Bushati, ai Arlindi nuk fiton! Ndaj ajo Vota jote per te eshte vecse nje Vote indirekte per Erion Veline e kete pusht-Shtet qe me Arlinde e Land Bejko perballe rri me gjate ne fron se Enver Hoxha.

  16. E Une kujtoja se Bushati eshte me opozitar se Une qe nuk jam me Berishes po me XHAFER Deven. Nje njeri qe e mban veten per te mencem e qon voten aty ku e din se eshte kot. Nje moralist I pamoralshem. VEMJE.

  17. Shpellkare cecene debatikas byrektore skiftera te salih karaxhic berisha me ne fund nga sot nuk do hani mut salihu,erdhi dita qe dhe ju te cliroheni nga roberia mendore ku ju kishte futur krimineli serb salih,nga sot jeni te lire ta jetoni jeten tuaj si pjesa tjeter e shqiperise,gezoni qe u liruat nga prangat e njeriut qe beri me te keqen e mundeshme ketij vendi per 33 vjet,nga sot salih karaxhic berisha ke ngordhur si Qen rrugesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *