• |
ide | kryesore

Hapen kutitë e para/ PS mori Shkodrën, por shihni kush do kontrollojë Këshillin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
keshillin



Një nga fitoret më të mëdha të PS-së dhe surpriza më befasuese e zgjedhjeve lokale të 14 majit ishte Shkodra. Siç dihet, Benet Beci arriti të zgjidhet kryetar i bashkisë përballë Bardh Spahisë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ajo që ka rëndësi është tashmë edhe Këshilli Bashkiak ‘ku janë hapur kutitë e para.

Nga 3 qendra të numëruara ka edhe një rezultat paraprak për atë që do të ndodhë në Këshill. Kështu, Partia Socialiste do të ketë 18 anëtarë në këtë këshill ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” 14 anëtarë.

Por këshilli bashkiak i Shkodrës do të jetë më dorë të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit që do të ketë 10 këshilltarë sipas të dhënave të para. Partia Demokratike e vulës ka vetëm 6 anëtarë, Aleanca Liberale e Djathtë me 2 anëtarë dhe Fryma e Re Demokratike me 1 anëtar.

Ky është vetëm një projeksion paraprak, por ndoshta domethënës për atë që ka ndodhur në këtë bashki. ©LAPSI.al

KESHILLI BASHKIAK I SHKODRES

PS – 18 anëtarë
“BF” – 14 anëtarë
PSD – 10 anëtarë
PD – 6 anëtarë
ALD – 2 anëtarë
FRD – 1 anëtar
bashkiak



4 Comments

  1. Doli horlliku thuaj. Kryetar Bashkie qenka Tom Doshi. Ta gezoj Shkodra Tomen! Me non grata para gjithmone perpara!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *