• |
ide | kryesore

Humbja në Himarë/ Rama: Do flas pas zgjedhjeve në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama


Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka preferuar të flasë lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” që fitoi Himarën dhe për mënyrën se si e ka komentuar Greqia. Në deklaratën përpara mediave, Rama tha se preferon të respektojë zgjedhjet në vendin fqinj dhe se do të shprehet kur ato të përfundojnë.

“Dua të respektoj zgjedhjet në Greqi, dhe të mirëkuptoj inflamimin e retorikës, duke u përpjekur për sa më shumë urtësi dhe vetëpërmbajtje nga ana ime e nga ana jonë. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme me Greqinë, me kryeministrin Mitsotakis e ministrin Dendias, për të ngritur një urë të re bashkëpunimi. Unë nga ana ime jam i detyruar të bëj maksimumin para se të reagoj proporcionalisht.

Dua të tregoj se institucione e drejtësisë në Shqipëri mund të kenë të metat e tyre, por askush, që nga unë i pari, s’i kemi kontestuar kurrë vendimet e tyre. Jo më pastaj të tjerë, nga jashtë Shqipërisë, që të vënë në pikëpyetje rolin e tyre” – tha Rama.

Ai shtoi gjithashtu se Himara ka treguar një shembull për mënyrën se si ka votuar, përsa i përket qetësisë dhe mos shënimit të asnjë incidenti. Rama tha edhe se minoriteti grek nuk duhet trajtuar si mish për top për çështje elektorale. Ai nuk e sqaroi nëse do ta shkarkojë Belerin apo do të presë që për të të ketë një vendim të formës së prerë.

“Zgjedhjet në Himarë kanë treguar diçka krejt tjetër, janë zhvilluar me qetësi të plotë, është votuar pas asnjë incidente, kanë qenë përfaqësues të trupit diplomatik, gazetarë nga të gjitha mediat shqiptare dhe greke, dhe është bërë një numërim paqësor.

Në fund ka fituar me një grusht votash, por nuk ka rëndësi, kandidati kundërshtarë me qeverinë dhe kjo hedh poshtë totalisht çdo lloj argumenti të sforcuar se aty është bërë përpjekje për të marrë me metoda ekstra ligjore dhe elektorale nga ana jonë një fitore e cila s’ka të bëjë fare me masën e dhënë nga gjykata”, – tha Rama.

“Dy apo tre ditë para regjistrimit të kandidatëve, prokuroria së bashku me Policinë e Shtetit arrestuan dhe një kandidat të PS-së në Bulqizë. Për një çështje dhe me një akuzë që unë akoma nuk e njoh ën thelb se çfarë është, nuk më ka shkuar mendja të ngre zërin dhe t’i kërkoj prokurorisë e gjykatës të nxjerrë provat sepse kështu dua unë. As më shkon mendja të vë në dyshim provat e vendimet e tyre.

Ne të pajtohemi me idenë që ka një drejtësi tjetër për shqiptarët dhe një tjetër për ata me kombësi greke. Me të metat dhe barrën e tyre. Kështu që kam dëgjuar shumë, por kam preferuar të mos flas. Nuk do të flas deri në mbarimin e zgjedhjeve në Greqi. Kam dëgjuar të flasin dhe Syriza e Pasoku. Minoriteti grek nuk është mish për top” – tha Rama. ©LAPSI.al


3 Comments

  1. Ky dinak ben krahasimin abstrakt me kryetarin eBulqizes dhe fut ne mes drejtesine, po tjeter eshte korrupsioni e vjedhja ne Bulqize,E tjeter eshte infiltrimi, e provokimi i nxitur nga organet qe komando ky mashtrues. Ky eshte me ze e figure qe ne nje emision televiziv deklaronte me urrejtjen me te madhe se nuk do linte gure pa levizur pa i denuar, e ashtu ndodhi, fjalen nuk ia bene medysh, organet vartese u hodhen ne aksion.Sot shitesh si qengj, te thoje qe ky nuk kish qene ai i para nje jave. Kjo lloje taktike e ujkut qengjell i ka dale boje ketij bastardi, mbasi kurdis prapaskenat behet i urte, sikur eshte me i drejti ne zbatimin e ligjit.Sot me lojra fjalesh e akrobacia politike nuk pranoi asnje akuze per zgjedhjet, biles nuk na dinte gje per raportin provizor teO,S,B,E,ODIRIT.Ne kete konference shfaqije te soteme vertetoi kenaqesine e etjes per ta cuar edhe me perpara pushtetin monist. Falenderoi edhe popullin me kenaqesi duke thene se e falenderonte per rrugen qe zgjodhen. E pra,cuditerisht qe te fitojne perseri banditet, hajdutet, drogmenet abuzuesit shteterore ne kete far politike e ekonomike qe keta qelbesira e lane kete popul, eshte per te vene duart ne koke e te ulurasim.Si mundet qe te burgosurit votojne kete pushtet, e pa besueshme. Cfar nuk shohim e degjojme nga ky pushtet qe vetem per popullin nuk eshte, e me gjithate e votojne, ose ia vjedhin voten, mbase i pelqeka tirania e zgjatja mundimeve qe duan ta arrijne. Me keto mendje e veprime kurre nuk kemi per tu zhvilluar e te shkojme ne europe. Vidhemi e falenderojme hajdutet.M bas sodit, do hapim rruge te reja drejt eksodit, por per ata qe duan jeten ne liri e ekonoml me te .ire. Ne kete pushtet pushtuesish horizonti quhet mbyllur.

  2. Ky eshte shembelltyra e te keqes, cdo gje qe prek, cdo qenie te gjalle e korrupton, e denigron, e vjedh, e mashtron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *